TIRANË – Ka rënë zjarr në disa magazina te ura e Beshirit në Ndroq të Tiranës.
 
Nga burimet në vendngjarje mësohet se zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur aty dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
 
Magazinat i përkasin një firme, e cila merret me importin e bananeve.

Ndërkohë deri tani regjistrohen dëme materiale, por jo në njerëz. Ende nuk duhen shkaqet e rënies së zjarrit.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)