TIRANE- Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot një zonë me kullota pranë fshatit Priskë, në malin e Dajtit në Tiranë. Ndërkohë që, forcat e shërbimit zjarrfikës dhe punonjësit e parkut kombëtar të Dajtit janë mobilizuar menjëherë dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake te policisë, flaket kanë djegur një sipërfaqeje prej 5 hektarësh me shkurre. Parprakisht mendohet se, flakët janë pasojë e praktikës së blegtorëve për të djegur kullotat gjatë verës me synimin për të pastruar vendin nga shkurret dhe për t’i lënë vend barit për bagëtitë e imta, raporton atsh.
(sg/shqiptarja.com)