TIRANE - Bashkia e Tiranes ka përkujtuar sot 95 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Në ambientet e Polit Artistik u hap një ekspozitë fotografike “Ecja e Tiranës në vite” si dhe u përuruan 3 botime kushtuar Tiranës.
Përkujtimet për 95 vjetorin e Tiranës kryeqytet do të vijojnë ditën e shtunë me një koncert simfonik ku të ardhurat do të shkojnë për banorët në zonat e përmbytura.
Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka shprehur keqardhjen që për shkak të bllokimit nga qeveria, sot Tirana nuk ka një vepër të madhe infrastrukturore, bulevardin e ri.
Më poshtë deklarata e plotë e Enno Bozdos
“Çdo vit në këtë datë ne e sjellim në vëmendje të të gjithë qytetarëve të Tiranës, sepse kjo datë, veçanërisht këtë vit përkon me 95 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Tirana që sot është metropoli i shqiptarëve ka pasur një histori shumë interesante të jetës kulturore, politike dhe vetë kryeqendra e shqiptarëve. Tirana e viteve 1920, me 23 kinema, me një shumicë të sallave të vallëzimit, me një jetë të pasur letrare, artistike. Ky është djepi i qytetërimit tonë, në një mënyrë apo një tjetër.
Këtë vit ne kemi menduar që të hapim përkujtimin e Tiranës kryeqytet me një ekspozitë të udhëtimit të Tiranës ndër vite, foto shumë interesante që tregojnë çaste të caktuara nga jeta ekonomike, politike, qytetare e Tiranës së atyre viteve por edhe më tutje.
Pas kësaj ekspozite do të promovohen edhe 3 libra të cilët kanë lidhje me historinë e Tiranës, infrastrukturën e Tiranës, jetën ekonomike, politike, qytetare të Tiranës, veçanërisht në vitet 1920 – 1944. I ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të vizitojnë dhe të jenë në evenimentin e promovimit të librave sepse është gjithmonë një rast i mirë për të mësuar më shumë për historinë e kryeqytetit, qytetit tonë të dashur.
Bashkia e Tiranës këtë vit do të kishte dashur t’i dhuronte Tiranës edhe dy pjesë të infrastrukturës shumë të rëndësishme, bulevardin verior të Tiranës që në fakt është vepra më e madhe civile për Tiranën në 80 vitet e fundit dhe lumin e Tiranës i cili është parashikuar të kthehet në një oaz të gjelbër për të gjithë qytetarët e Tiranës, për sot e në dekadat që vijnë. Për fat të keq, politika e vjetër dhe e urrejtjes nuk na e mundësoi por vetëm përkohësisht (e theksoj këtë fjalë) këtë dhuratë. Sidoqoftë, në 95 vjetorin e Tiranës kryeqytet, unë kam kënaqësinë edhe në emër të Bashkisë së Tiranës t’u uroj tironasve të vjetër, gjithë tiranasve, gëzuar këtë datë dhe ta shfrytëzojmë të gjithë këtë rast për të mësuar më shumë nga një histori e mrekullueshme e këtij qyteti të mrekullueshëm.
Festimet për 95 vjetorin e Tiranës kryeqytet nuk përfundojnë këtu. Ditën e shtunë, Bashkia e Tiranës ka programuar një koncert të madh simfonik operistik. Janë të ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të marrin pjesë, jo vetëm për të shijuar këtë eveniment por edhe për të kontribuar në shenjë solidariteti me të gjithë banorët e përmbytur në zonat jugore të vendit, pasi të gjithë të ardhurat nga koncerti, biletat dhe pjesa tjetër, Bashkia e Tiranës do t’ia japë zonave të përmbytura, komunave e fshatrave të përmbytura, në ndihmë të këtyre banorëve.”
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com