Tirana Art Fest ndez Sheshin Skënderbej në kryeqytet

Tirana Art Fest ndez Sheshin Skënderbej në kryeqytet

Foto nga festivali

Mbrëmë Sheshi Skënderbej është ndezur nën ritmet e muzikës dhe energjisë së të rinjve në natën finale të Tirana Art Fest, festivali i talenteve të reja i cili organizohet për të gjashtin vit rradhazi, duke synuar promovimin e të rinjve të talentuar. Gjimnazistë të 21 shkollave të ndryshme të Tiranës, me talent në këngë, kërcim, apo instrument muzikor, u bënë pjesë e këtij konkursi që u finalizua mbrëmë me disa çmime për secilën disiplinë.

Të ftuar specialë të këtij spektakli organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit në bashkëpunim edhe me TOB, RTSH etj., ishin artistë të mirënjohur si producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea, këngëtarët Rovena Dilo, Roland Hysi, Mariza Ikonomi, Çiljeta, Kastro Zizo e Olsi Bylyku, ndërsa moderatorë ishin përzgjedhur Eva Murati, Gerta Heta dhe Eraldo Rexho.

Në përfundim të spektaklit talentet që u vlerësuan me cmime në këngë ishin Arsi Bako, Erma Mici dhe Martin Pano. Grupi më i mirë u vlerësua Harry Fultz Band, artisti më i mirë hip hop, Marbi Bombaj, ndërsa këngëtarja me stilin më të vecantë, Deona Bulica. Instrumentisti më i mirë i festivalit që u vlerësua me cmim është Marin Semini ndërsa sa i përket disiplinë kërcim cmimi i parë shkoi për Rijon Gurra. Ansambli më i mirë u shpall ai i shkollës Sami Frashëri, trupa e kërcimit modern u fitua nga të rinjtë e gjimnazit  Petro Nini Luarasi ndërsa Ismail Qemali fitoi cmimin si shkolla e talenteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale