Tirana Bank dhe Kryqi i Kuq
5 vjet dhurim gjaku për të sëmurët
Kanë organizuar ditën e dhurimit vullnetar të gjakut, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët që vuajnë nga Talasemia dhe Leuçemia.
TIRANË - Për të pestin vit radhazi, Tirana Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë organizuar ditën e dhurimit vullnetar të gjakut, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët që vuajnë nga Talasemia dhe Leuçemia.
Edhe këtë vit kësaj nisme i janë bashkuar një numër i madh punonjësish të bankës, në Tiranë, por edhe në rrethe, shoqëruar nga familjarë të tyre dhe klientë e bashkëpunëtorë të saj.
I kthyer tashmë në një traditë, ky xhest human, tregon mbështetjen e vazhdueshme të Tirana Bank për rreth 500 fëmijët e prekur nga Talasemia dhe Leuçemia në vendin tonë.
Numri i dhuruesve të gjakut ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, e këtë herë kemi arritur edhe numrin më të lartë të dhuruesve gjatë këtyre 5 viteve të organizimit të kësaj nisme vullnetare, i cili shënon 220 dhurues. Në total përgjatë këtyre viteve është shënuar një numër prej rreth 1 mijë dhuruesish që kanë mbështetur Tirana Bank dhe Kryqin e Kuq shqiptar.
Në emër të këtij solidarizimi, drejtori i përgjithshëm i Tirana Bank, Savvas Thalassinos ka përshëndetur edhe një herë të pranishmit, duke i falenderuar ata në mënyrë të veçantë.
“Kjo është pa dyshim e veçantë. Kjo është një ditë solidariteti dhe dhurimi. E gjitha kjo tregon realizimin e diferencës tonë si qenie humane nga pjesa tjetër e krijesave të botës. Po, unë besoj se ky është një nga ato momente të dashurisë së vërtetë, që janë bërë të rralla në ditët tona. Shumë faleminderit dhe urime për të gjithë ata që kishin një kontribut mbi këtë ngjarje të sotme.”
Në dhjetor të vitit 2012, Tirana Bank është nderuar edhe me Certifikaten e Mirënjohjes nga Partners Albania, me motivacionin e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit e saj në mbështetjen e vazhdueshme të bankës së gjakut dhe qendrës së transfuzionit të gjakut në Shqipëri.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35