Tirana Bank mbështet maratonën e kryeqytetit, jep çmimin për kategorinë femra

Tirana Bank mbështet maratonën e kryeqytetit, jep çmimin për kategorinë femra

U zhvillua gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, Maratona e Tiranës, një event ky tashmë i përvitshëm dhe me përmasa gjithnjë e më të mëdha për sa i takon pjesëmarrjes masive, që nga profesionistet e deri te qytetarët e thjeshtë.

Tirana Bank nuk mund të mungonte në këtë maratonë, për nga vetë emri i saj që lidhet aq mirë me atë të metropolit të Shqipërisë, ndaj dhe ajo ishte e vetmja bankë që ishte e pranishme si sponsorizuese por edhe si pjesëmarrëse direkte me mjaft punonjës të saj që garuan në këtë maratonë.

Maratona nisi në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm në Sheshin Skënderbej.

Tirana Bank ishte e pranishme me stenda pergjate 2 diteve që paraprinë maratonën, ku informoi personat e interesuar për shërbimet dhe avantazhet që ajo ofron.

Ditën e maratonës, banka u mundësoi garuesve shihe uji për të shuar etjen.

Mesazhi i Tirana Bank në maratonë ishte: “Për Sortin, për Jetën!”.

Në mbështetje dhe të fushatës së saj korporative, ku imazh kryesor i tërë fushatës është figura femërore dhe dje Tirana Bank , u përfaqësua nga Znj. Ela Puka, Drejtore e Marketing & PR Communication,  në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe i dhuroi  znj. Moraa Oigo me origjinë nga Kenia, trofeun dhe çmimin e parë 2,500€ për kategorinë e femrave në garën 21 km.

Tirana Bank nuk e ka për herë të parë që mbështet nisma me impakt në shoqëri.

Më herët gjatë vitit banka ka kontribuar vullnetarisht, si në pastrimin e vendit, ashtu edhe në gjelbërimin e qytetit, e shumë nisma të tjera të ngjashme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj