Tirana Bank Përkujdeset, një nismë
të re në mbështetje të “DS Albania”

Tirana Bank Përkujdeset, një nismë<br />të re në mbështetje të “DS Albania”
TIRANË - Tirana Bank, në kuadër të impenjimeve të vazhdueshme si një institucion që mbështet dhe organizon aktivitete të ndryshme humane, në mbështetje të shtresave në nevojë në Shqipëri, ka vendosur të nisë një projekt të ri, të quajtur Tirana Bank Përkujdeset.
 
Ky projekt, vjen në vazhdim të nismave tashmë të përvitshme, si dhurimi vullnetar i gjakut në mbështetje të Kryqit të Kuq për fëmijët me talasemi dhe leucemi, mbështjetja për të moshuarit, fushatat sensibilizuese për kancerin e gjirit, pastrimi dhe shtimi i hapësirave të gjelbra në qytete të ndryshme të Shqipërisë e mjaft të tjera.
 
Nën moton Tirana Bank Përkujdeset, përgjatë gjithë vitit 2014, do të shumëfishohen këto aktivitete të cilat kanë nisur me festën e djeshme për fëmijët në nevojë, në sheshin argëtues në qendër të kryeqytetit.
 
“Menaxherët Santa”, kështu titullohej festa jonë, ku  drejtori ekzekutiv i Tirana Bank Savvas Thalassinos dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Tirana Bank, të veshur si Babagjyshi i vitit të ri, kanë festuar, janë argëtuar dhe kanë shpërndarë dhurata, për fëmijët me talasemi, leucemi, fëmijët e policëve të vrarë në detyrë dhe fëmijët e familjeve në nevojë.
 
Fëmijët kanë kaluar disa orë të këndshme nën pemën e Krishtlindjeve, rrëshqitje në akull, kërcimeve dhe animacioneve.
 
Në kuadër të nismës Tirana Bank Cares, Bordi i Drejtorëve të Tirana Bank, ka vendosur që të gjithë buxhetet e parashikuara këtë vit, për dhuratat korporatë të institucionit tonë ndaj partnerëve dhe klientëve tanë, të ndryshojnë destinacion dhe të shkojnë në  mbështetje të Fondacionit “Down Syndrome Albania”.
 
Kështu, edhe me pjesëmarrjen e Ministrit të çështjeve sociale, Erion Veliaj, ditën e hënë do të dhurohet nga drejtori ekzekutiv i Tirana Bank, një çek për këtë fondacion, për të kontribuar sadopak në përmirësimin e cilësisë së jetës për këta fëmijë kaq të veçantë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit