Tirana barazim pa gola me Laçin
 Skënderbeu rrëzohet në Kukës

Tirana barazim pa gola me Laçin<br /> Skënderbeu rrëzohet në Kukës
Tirana nuk ka arritur më shume se një barazim pa gola ndaj Laçit ne ndeshjen mbyllëse të javës së 11-të të superiores. Sfida e zhvilluar në “Qemal Stafa” ishte e vakët dhe nuk dhurojë shumë emocione. Ne fund barazimi ishte rezultati më i saktë dhe tashmë Tirana është në kuotën e 17 pikëve, 3 më pak se Kukësi e Teuta, të cilat ashtu si bardheblutë luftojnë për një vend në Europë sezonin e ardhshëm.
 
Skënderbeu nuk përfiton nga ndalesa e Partizanit në Vlorë, madje gjunjëzohet në “kthetrat” latine të brazilianëve të Kukësit, duke u mundur me rezultatin 2-1, falë një dygolëshi të Mateus.

Ndeshja e zhvilluar në “Zeqir Ymeri”, i dha një shuplakë të rëndë korçarëve, të cilët u dukën mjaft të velur nga suksesi i arritur në këto vitet e fundit. Lojtarë të cilët nuk luftonin për topin e parë, lojtarë që nuk përballeshin me të gjithë potencialin e tyre në dyluftimet e ofruara në qilimin  gjelbërt të kuksianëve dhe nga kjo përfituan brazilianët që luajnë me fanellën blu të Kukësit. Ata arritën të kërcenin samba mbi gëzofin e ujqërve të dëborës.

Loja nisi shpejtë dhe Bernard Berisha, mesfushori anësor i korçarëve ishte më aktivi, por kuksianët e neutralizuan mjaft mirë lojtarin, duke lënë pak hapësira në manovrim. Lojtarët e Skënderbeut, ndryshuan lojën e tyre, duke kërkuar thellësinë me Salihin, apo Peter Olainkan, por sërish mesfusha e Kukësit nuk i dha Skënderbeut hapësira për të rrezikuar.

Ata që rrezikuan dhe që gjetën golin, ishin pikërisht vendasit, që përfituan nga një përgjumje e mysafirëve, dhe Mateus u gjet i vetëm i pashqetësuar në zonë nga ku goditi mjaft bukur, duke gjetur golin. Festa ishte e tëra e skuadrës së Troisit. Ndeshja vijoi më korçarët që tentuan me përçapje të rimëkëmbnin rezultatin, por rrjeta e bluve verilindor ishte e pakalueshme për ujqërit korçar.

Fraksioni i dytë i lojës ishte i ashpër në përballjet fizike, por ishin sërish vendasit ata që i’a dolën të ishin më të saktë dhe Mateus dyfishoi rezultatin në fund të 10 minutëshit të parë të pjesë së dytë. Ky gol, e ktheu skuadrën vendase të gjithën në zonën e saj dhe korçarët të gjithë në sulm për të gjetur barazimin. Ajo që ndodhi ishe që Olayinga ngushtoi rezultatin në 74’ dhe tensioni u rrit tejmase, duke sjellë për pasojë dhe ndëshkimin me karton të kuq të Latifit në të 88-ën.

Loja përfundoi me fitoren e skuadrës së Troisit, që tashmë rihap lojën për titull, ku mund të bëhen pjesë dhe Tirana e Teuta, teksa Partizani edhe pse barazoi në Vlorë zgjati në katër pikë diferencën me korçarët në krye të klasifikimit. Në orën 17:00 do të luhet ndeshja mes Tiranës e Laçit në “Qemal Stafa” të kryeqytetit, ndeshje kjo që do të mbyllë javën e 11-të të superiores.

Rezultatet e javës

Tërbuni- Bylisi  4-2
Vllaznia-Teuta  0-1
Flamurtari-Partizani   0-0
Kukësi- Skënderbeu  2-1
Tirana-Laçi 0-0
Klasifikim: Partizani 29 Pikë,  Skënderbeu 25,  Teuta20, Kukësi 20. Tirana 17, Laçi 11, Flamurtari 10, Tërbuni 7, Bylisi 6, Vllaznia 5./ATSH

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën