TIRANË- Tirana sërish nuk ia arriti të festoje titullin kampion pasi barazoi 1-1 kundër Teutës për llogari të javës se 32 të Superligës.

Bardhebluve iu duhej fitorja përsa kohë që Laci ia doli të mposht 0-2 egnatian, por nuk ia dolën. 

Në fund të ndeshjes pati edhe tension nga tifozet e Tiranës që tentuan të godasin me shishe uji dhe mjete të tjera arbitrin.  Acarimi erdhi pasi arbitri ndëshkoi me karton të kuq futbollistin Redon Xhixhën, duke lënë ekipin e kryeqytetit me 10 lojtarë. E pikërisht në fund të takimit, ato e kanë qëlluar me shishe uji, siç shihet edhe në pamjet që Report Tv sjell, ku arbitrit Laver Alla i është dashur të largohet nga fusha e blertë me ndihmën e rojeve të sigurisë.

Kjo humbje nuk është “tragjedi” për Tiranën, kjo sepse i duhen edhe 2 pikë për t’u shpallur matematikisht kampion dhe koha në dispozicion, por edhe sfidat që i ka ofruar kalendari janë në favor të tyre.