Flamurtari dhe Teuta kanë zhgënjyer në ndeshjet e para në Europa League duke humbur përballë Honvedit dhe Metalurgut.

Ndërsa Tirana ka fituar lehtësisht me Gravenmancherin duke hedhur një hap të rëndësishëm në kalimin e turit të parë.
 
Tirana ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Gravenmancher-it të Luksemburgut.

E ndërsa luksemburgasit modestë të kthyer të gjithë në mbrojtje për të mos pësuar, goditja e kryeqytetasve në merkato, Mucollari në minutën e 40’ dhe Ferraj në të 45 kanë vulosur fitoren.

Flamurtari ka zhgënjyer plotësisht përballë Honvedit në ndeshjen e parë në Europa League duke humbur me rezultatin 0-1. Vlonjatët kanë dominuar gjatë 90’ minutave duke kontrolluar lojën dhe krijuar mjaft raste, por golin e kanë shënuar hungarezët me Vernes nw tw 46’.

Teuta ka humbur me rezultatin e thellë 0-3 ndeshjen e parë në Europa Legue me Metalurg Rustavin duke shuar përfundimisht shpresat për të kaluar në turin e dytë. Serinë e golave e ka hapur në minutën e 77’ Tatanazhvilli pas rreshtimit të gabur në mbrojtje. Getsade dyfishon rezultatin pas 8 minutave duke pllakosur heshtjen në kampin durrësak. Listën e golave për miqtë e mbyll Kvaratskhelia me penallti në fund të 90 minutave.


(d.b/shqiptarja.com)