"Tirana Business Park" qëndra më e madhe e biznesit që po ndërtohet në dalje të aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza ka prezantuar edicionin e dytë të konkursit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave, në të cilin kompani të ndryshme aplikojnë përgjegjësinë  sociale në projekte të ndryshme.

Vetë Tirana Bussines Park ka si kryefjalë të saj kujdesin dhe përkushtimin ndaj punonjësve e  klientëve si partner të përbashkët në suksesin e biznesit.
 
Tirana Bussines Park si një investim gjigand  i Kompanisë Lindner Group të Gjermanisë, mban  postin e zëvëndës presidentit të Rrjetit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave në Shqipëri, i cili ka për synim të promovojë rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatave në biznes.
 
Etleva Sakajeva, drejtore e përgjithshme e Tirana Bussiness Park thotë se "TBP" promovon vizionin e së ardhmes përmes standarteve perëndimore të ndërtimit.
 
Tirana Bussines Park është një dëshmi e qartë e biznesit të qëndrueshëm,  për të gjithë investorët e huaj që kërkojnë të zgjerojnë biznesin e tyre.
 
Si  shembull i një biznesi novativ, TBP përkujdeset gjithashtu për mjedisin, ambientin bashkëkohor me koncept të gjelbër në 360 gradë duke u shndërruar në ambasadën e parë të biznesit sapo zbret në aeroportin e Rinasit.
 
Për presidentin e rrjetit të përgjegjësisë socialeve të korporatave Adamantios Frantzis, investime dinjitoze si Tirana Business Park janë dëshmi e korporatave që respektojnë të drejtat e njeriut para së gjithash.
 
Bashkim Sykja, përfaqesuesi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, mbështetese e rrjetit per përgjegjesinë sociale, e vuri theksin te roli i korporatave te tilla ne ndertimin e nje mjedisi ekonomik te shendoshe. Ndërsa per Eno Ngjelën, perfaqësues i UNDP, qe mbeshtet gjithashti rrjetin, TBP  ka sjelle nje dimension te ri të të berit biznes.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)