'Tirana Connectivity Forum', Ministri i Jashtëm: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian

'Tirana Connectivity Forum', Ministri i Jashtëm: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24), organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri Hasani theksoi në fjalën hapëse se në rajon, mes fqinjëve, objektivat e përbashkëta gjeopolitike, ekonomike dhe sociale duhet të jenë prioritet dhe se mekanizmat e Procesit të Berlinit duhet të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian.

“Lufta në Ukrainë nënvizoi fuqimisht rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, së bashku me përputhjen e rajonit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Monitorimi i zbatimit sistematik të angazhimeve të Procesit të Berlinit, për të krijuar më shumë angazhim dhe qëndrueshmëri të rezultateve do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për një integrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-së dhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhe punët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmë zgjerimin e prekshëm,” theksoi Ministri Hasani.

Duke qëndruar tek bashkëpunimi rajonal, Ministri Hasani theksoi se konvergjenca me BE, është instrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane.

Ai theksoi se, diskutimi aktual mbi Politikën e Kohezionit të BE-së dhe mbi kornizën e re financiare shumëvjeçare të BE-së pas vitit 2027, mund të jenë mjetet, përmes të cilave këto propozime do të luajnë rolin e tyre, në afrimin hap pas hapi të Ballkanit Perëndimor drejt dhe në Bashkimin Evropian.

TCF24 përkon me 10-vjetorin e Procesit te Berlinit dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Javën që vjen pritet të hapet kampi në Gjadër, Rama: Asgjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia

Javën që vjen pritet të hapet kampi në Gjadër, Rama: Asgjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia