TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënoi sot ashpër “sulmet e përsëritura ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, në veri të Kosovës”.
Përmes një deklarate për shtyp të Ministrisë së saj të Punëve të Jashtme, Shqipëria i ka shprehur mbështetjen e saj të plotë trupave të KFOR-it “të cilët, në zbatim të misionit dhe mandatit të tyre për të siguruar lirinë e lëvizjes edhe në veri të vendit, kanë ndërmarrë operacione për heqjen e barrikadave dhe mbylljen e kalimeve kufitare të paligjshme”.
MPJ përshëndeti gjithashtu edhe thirrjet e Qeverisë së Kosovës drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për t’u bërë pjesë e institucioneve demokratike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, në të mirë të zhvillimit të vendit të tyre, thekson deklarata e Tiranës zyrtare.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com