Kanë përfunduar ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë, Tirana me Vllazninë janë dy surprizat e para, pasi janë eleminuar nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar.

Tirana nuk ka mundur që të rikuperojë humbjen në ndeshjen e parë në Kukës me rezultatin 4-0. Verilindorët kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë edhe në ndeshjen e dytë duke fituar pjesën e parë me avantazhin e dy golave, por në fund Tirana ka arritur të rikuperojë duke fituar për statistika me rezultatin 3-2.

Ndërsa Vllaznia ka qenë e eleminura e radhës nga ekipi i Shkumbinit që kalon më tej në cerekfinale. Flamurtari e ka mbyllur në barazim ndeshjen me Besën duke vazhduar rrugën drejt finales, pasi ndeshjen e parë e fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Ekipet që janë kualifikuar në cerekfinale janë: Skënderbeu, Kukësi,Kastrioti,Teuta, Flamurtari, Bylis, Laçi, Shkumbini.

(d.b/shqiptarja.com)