Tirana drejt shpalljes si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022', Veliaj: Shumë krenar për qytetin tonë

Tirana drejt shpalljes si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022', Veliaj: Shumë krenar për qytetin tonë

Tirana ka hedhur një hap drejt përzgjedhjes si “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Ajo është përzgjedhur mes 5 finalistëve për çmimin “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Ky konkurs është i bazuar në disa kritere të tilla si aktivizimi rinor, shoqërisë civile si dhe transformimit të vazhdueshëm të qytetit.  Përveç Tiranës, katër qytetet e tjera që pretendojnë këtë çmim janë: Poznan (Poloni), Kazan (Rusi), Varazdin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani). 

Finalistët janë përzgjedhur nga një panel i pavarur si Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve Europiane, Këshilli Këshillimor i Rinisë i Këshillit të Europës, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Schëarzkopf Foundation Young Europe, Iniciativa e Shoqërisë së Hapur për Europën, IDEA Ndërkombëtare, EurActiv, Lëvizja Evropiane Ndërkombëtare, Eurodesk dhe Forumi Europian i Rinisë. 

Teksa ka përshëndetur këtë lajm pozitiv për Tiranën, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet: “Shumë krenar që Tirana jonë renditet mes finalistëve për çmimin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, nën ritmin e aktivizmit rinor, shoqërisë civile vibrante, si dhe transformimit të vazhdueshëm të qytetit! EYC2022 tiranactivate2022”.

Në këtë konkurs marrin pjesë qytete atraktive nga kudo nëpër Europë dhe më pas bëhet një përzgjedhje ku shpallen finalistët. Ndërkohë që në faqen zyrtare të YouthForum.org thuhet se shumë qytete europiane, vitet e fundit kanë investuar shumë për të rinjtë, duke i angazhuar ato në aktivitete, për një jetë më mirë dhe më të shëndetshme sociale, si dhe me projekte e transformime në të mirë të së ardhmes së tyre. Dhe në fakt, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Europiane, Ditët e hapura të edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve, Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh