Tirana e Barcelona binjakëzim
për tregjet publike e urbanizimin

Tirana e Barcelona binjakëzim<br />për tregjet publike e urbanizimin
Menaxhimi i tregjeve publike, urbanizimi dhe transporti publik janë tre nga fushat në të cilat, Tirana do të ndjekë modelin e suksesshëm të Barcelonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me homologen e tij në Barcelonë, Ada Colau, me të cilën diskutoi për eksperiencën që do të marrë kryeqyteti shqiptar në këto çështje të rëndësishme.

veliaj
 
Kryebashkiaku Veliaj e informoi homologen e tij mbi ndryshimet që tashmë kanë nisur të vihen re në Tiranë, për lirimin e hapësirave publike, projektin e Pazarit të Ri dhe disiplinimin e transportit publik. Ai vlerësoi se eksperienca e Barcelonës në këto fusha, të cilat përkojnë edhe projektet kryesore të Bashkisë së Tiranës, do të mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e tyre.
 
Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Barcelonës, Ada Colau, garantoi kryebashkiakun Veliaj se administrata e saj do të ofrojë gjithë eksperiencën e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve publike të qytetit, si dhe sqaroi modelet konkrete që Bashkia e Barcelonës ndjek për disa çështje të rëndësishme si urbanizimi, sistemimi i hapësirave publike, tregjet publike dhe transporti publik.

veliaj
 
Dy kryebashkiakët ranë dakord për binjakëzimin e bashkive të Tiranës dhe Barcelonës për të ndihmuar kryeqytetin shqiptar në menaxhimin e tregjeve, transportit publik të qytetit, lirimin e hapësirave publike dhe problemet e urbanizimit.
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve