Humbja me ekipin e Tomorit në fundjavë ka rezultuar fatale për trajnerin e ekipit të Besës së Kavajës, Ilir Daja, pasi është shkarkuar pas mbledhjes që është zhvilluar nga drejtuesit e ekipit verdhezi.

Presidenti i ekipit të Besës, Nexhat Bizhdili, pasi ka gjobitur ekipin për mungesë rezultatesh dhe lojë mjaft të dobët ka vendosur që të shkarkojë pikërisht kreun e bankinës, Daja. Aktualisht ekipi i Besës renditet në vendet e fundit në zonën e ftohtë të renditjes, pasi në dy ndeshjet e para të fazës së dytë i ka humbur të dyja ndeshjet. Ecuria mjaft negative është paraqitur edhe në analizën e Bizhdilit në analizën post-humbjes me Tomorin.

Kështu Ilir Daja bëhet 'kurbani' i parë për fazën e dytë të kategorisë superiore, ndërsa Besa vazhdon rënien e lirë në renditje. Në merkaton e trajnerëve janë disa emra që janë të lakuar për të marrë postin drejtues në një moment shumë të vëshirë. Ndërsa Bizhdili vazhdon të theksojnë që Besa është duke u ndëshkuar nga vendimet e arbitrave të urdhëruara nga FSHF. Në vendin e Dajës është ulur Daiu, ndërsa në vendin e Alban Tafajt te Tirana është vendosur Nevil Dede.




Dylber Balla