Tirana e Nevil Dedes duket se nuk di të fitojë. Kampionët në fuqi edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk kanë marrë më shumë se një barazim në javën e pestë të Superligës kundër Kastriotit. Golit të Muçit krutanët iu përgjigjën me De Silvën.
Për Tiranën kjo është ndeshja e katërt pa fitore dhe e dyta që mbyllet barazim. Ndërkohë që befasia ditës sot ka ardhur nga kurbini, atje ku Laçi pasi largoi trajnerin Cungu ka fituar me shifrat 6-1.
Sfida tjetër e orës 13:45 mes Bylisit dhe Teutës ka përfunduar me shifrat 0-0.
Komento