Tirana e Egbos nuk ndalet, fiton me përmbysje në Laç. Bylis ia del me vështirësi kundër Luftëtarit

Tirana e Egbos nuk ndalet, fiton me përmbysje në Laç. Bylis ia del me vështirësi kundër Luftëtarit

Tirana e drejtuar nga Emanuele Egbo po vijon me rezultatet fantastikë pasi sot bardheblutë kanë marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat në një tarsnfertë tepër të vështirë siç është ajo e Laçit.

Takimi u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të bardhebluve, por ata që kaluan të parët në avantazh ishin kurbinasit të cilët realizuan me Ignjatovic. Heroi i Tiranës në këtë ndeshje do të rezultonte sulmuesi i ri Ernest Muçi, i cili falë dopietës së tij përmbysi rezultatin dhe në të njëjtën kohë vulosi fitoren.

Takimi tjetër i orës 13:00 mes Bylist dhe Luftëtarit ka përfunduar me shifrat 1-0, me golin e realizuar nga i përhershmi Guindo.

Kujtojmë se takimi Flamurtari-Teuta u ndërpre për shkak të rrjeshjeve të shiut në minutën e 9 dhe do të luhen të hënën në orën 12:00. Po sot ndërkohë do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 17 Partizani-Vllaznia dhe Kukësi-Skënderbeu.

Për t’u theksuar edhe fakti që Tirana pas fitores së sotme është ngjitur në vendin e tretë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja