Tirana e ka nisur bindshëm sezonin e ri të Superligës pasi bardheblutë kanë mposhtur në kryeqytet me shifrat 3-0 Luftëtarin. Në ‘selman Stërmasi’ të besuarit e Ardian Memës I realizuan të tre golat që në pjesën e parë. Fillimisht ishte Dunga, më pas Halili dhe në fund Idriz Batha, që ndëshkoi gjirokastritët me 11-metërsh.
Në ndeshjet e tjera të kësaj jave të parë Skënderbeu mposhti me shifrat 1-0 Flamurtarin, me një gol të realizuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 95. Po me të njëjtin rezultat, 1-0 Teuta mposhtiu Bylisin në Durrës, ndërsa edhe Vllaznisë i mjaftoi supergoli i brazilianit Xhunior kundër Laçit për të debutuar me fitore në Superligë pas një sezoni në Kategorinë e Parë.