Aventura e Tiranës në Champions League nuk ka nisur në mënyrën e duhur. Kampionët e Shqipërisë janë mundur 1-0 në ndeshjen e parë kundër Dudelange për raundin e parë kualifikues.
Pjesa e parë ishte e vakët, ndërsa në të dytën vendasit fillimisht u ndëshkuan me karton te kuq, por pak minuta më pas Limaj barazoi numrin e lojtarëve në fushe. Në vijim vendasit morën zemër dhe gjetën avantazhin me Hasan, i cili vulosi edhe shifrat përfundimtare.
Ndeshja e kthimit do luhet një javë më pas me datë 13 korrik në ‘Air Albania’, me Tiranën që shpreson të përmbysë humbjen.