Tirana e viteve ‘30 si nuk e kemi parë kurrë

Tirana e viteve ‘30 si nuk e kemi parë kurrë

Pamje nga Tirana e viteve 1930

Tirana e një shekulli më parë, si nuk e kemi parë kurrë. Kështu paraqitet kryeqyteti i Shqipërisë në vitet ’30 në një dokumentar të rrallë të zbuluar nga Regina Longo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Regina Longo është specialiste profesioniste në fushën e arkivimit të filmit dhe ka ndihmuar edhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit për të shpëtuar negativët e degraduar dhe ka ndihmuar gjithashtu për restaurinin e tyre në SHBA.

Këtë herë Longo zbulon një dokumenntar të rrallë për Tiranën dhe Trashëgiminë Kulturore Shqiptare të viteve 1930. Ndërsa u ka dërguar miqve shqiptarë këtë video, Longo shkruan edhe për burimin arkivor të këtij dokumentari, që ndodhet në Muzeun e Kujtesës së Holokaustit në SHBA dhe është prezantuar në këtë muze pak ditë më parë.

“Tirana në vitet 1930. Faleminderit Lindsay Zarwell, drejtoreshës dhe kuratores së Muzeut të Kujtesës së Holokaustit. Falënderime të veçanta për Lindsay Zarvel dhe Muzeun e Kujtesës së Holokaustit të Shteteve të Bashkuara për ruajtjen, dokumentimin dhe ndarjen e këtij koleksioni unik me botën.”, shkruan Longo.

Në këtë video shihet gjithçka që na bënë të përfytyrojmë sesi ishte jeta në Tiranën e viteve ’30: zanatçinjtë janë të vendosur përgjatë xhamisë së Et'hem Beut (para hyrjes së Bibliotekës Kombëtare), ku janë tre djem këpucar. Është tregu, tregtarët që shesin mallra, artizanët që bëjnë "qeleshe", kapelen tradicionale shqiptare, mjeshtërit e qeramikës, pazari i vjetër - tregu i mbushur plot me jetë, xhamia e quajtur Xhamia e Kokonozit (shkatërruar nga komunistët në vitin 1967). Pamje të rrugëve plot me këmbësorë dhe ndërtime (që sot janë zvëvendësuar me një shtatore të Avni Rustemit). Shihen katër vizitorë amerikanë (Familje e lartë) që lëvizin drejt kamerës në një karrocë me kuaj. Shihet Pazari me flamur që varet sipër rrugës, ku duken dhjetëra banorë të Tiranës dhe dy policë.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm pak vite aps shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 11 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori statusin më 31 dhjetor 1925. Në vitet ‘30 Tirana kishte 38.mijë banorë. Ky film i rallë ruhet në arkivën e Muzeut të Kujtesës së Holokaustit në SHBA me këto të dhëna: Titulli i filmit është “Shqipëri Jugosllavi”, me autor nga  Ralph H. Major - film privat, gjinia film amator, kohëzgjatja 8 minuta e 8 sekonda; data e ngjarjeve përafërsisht vitet 1933-1937; vendndodhja Tiranë, Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 11/04/2018 11:04

    Injoranc e madhe anadoll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite