Në takimin e sotëm të organizuar nga Delphi Forum me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë në kuadër të ‘Tirana Economic Forum’, kryeministri Edi Rama ka theksuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe përparimin në disa sektorë si ekonomia, turizmi apo industria ushtarake.

Duke përshkruar pozicionin e Shqipërisë sot në raport me Bashkimin Evropian, Rama thotë se nuk jemi më një vend në qoshe, por një shtet ku reformat janë realizime dhe se shndërrimet janë tashmë një praktikë e përditshme. Në mesin e përparimeve, nuk mund të mos përmendej dhe integrimi i teknologjisë.

“Shqiptarët dhe grekët kanë pasur vështirësi për të kuptuar se gjeografia nuk është një shtrëngim por është një mundësi dhe sot jemi më shumë se të vetëdijshëm për këtë horizont të ri dhe falë platformave si kjo.  Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja por duke qëndruar me vetëbesim ambicioz dhe largpamës. Realiteti ka ndryshuar Shqipëria nuk shihet si një cep i largët, por si një vend ku gjërat ndodhin, kur reformat nuk janë premtime por praktika ku shndërrimet janë fakte të përditshme.

Ne kemi hapur të gjithë kapitujt me BE në një kohë rekord, e kemi dyfishuar buxhetin tonë, ndërkohë që deficiti është në nivelet më të ulëta të mundshëm. Kemi dhe një sektor në rritje të turizmit, gjithashtu dhe një sektor i cili ku po rinovojmë infrastrukturën tonë na portet deri tek hekurudhat ku po shtyjmë transformimi digjital me një shpejtësi marramendëse. Po luftojmë korrupsionin, po modernizojmë shtetin ndërkohë që pagat po rriten dhe industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë," tha kryeministri.

Shqipëria është mëse e hapur për investime. Rama u bëri ftesë sot të gjithë investitorëve ndërkombëtarë për tu bërë pjesë e industrisë shqiptare, në një kohë që vendi është në ngjitje.

"Kjo po ndodh hap pas hapi mes punës dhe besimit. Po ndërtojmë një ekonomi që matet me vlera përmes produktivitetit dhe inovacionit. Investimet e huaja direkt në vitin 2024 arritën 1.58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe është akoma në rritje. Sot Shqipëria është pikërisht ky destinacion, një vend me stabilitet me qartësi. Në po e kthejmë vendin tonë në një korridor zhvillimi nga veriu në jug. 

Dua të përfitoj nga kjo mundësi që të them disa fjalë për investitorët, duhet të kuptojnë se momenti është tani dhe Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata. Ne mirëpresim partneritete që ofrojnë dije, inovacion. Investoni te kjo Shqipëri që po transformohet dhe bëhuni pjesë e suksesit që po ndërtojmë. Shqipëria nuk është shumë e madhe, kështu që vraponi dhe nxitoni përpara se hapësirat të mbyllen”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria aktor aktiv në të gjitha platformat e investimeve e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në Forumin Ekonomik të Delfit që po zhvillohet në Tiranë.

Spiropali theksoi se "Tirana mirëpret Forumin Ekonomik të Delfit në kohën kur Shqipëria është aktor aktiv dhe i besueshëm në marrëdhëniet bilaterale me partnerët, në forumet ndërkombëtare, në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe në të gjitha platformat e investimeve e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim."

Për Shqipërinë, sipas Spiropalit, pozicioni i vetëm koherent strategjik mbetet kontributi për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin rajonal dhe atë kontinental.

Ajo shtoi se Shqipëria po e përdor pozicionin e saj gjeografik për të forcuar lidhjet mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në Adriatik e Mesdhe, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë kibernetike.

Ministrja Spiropali theksoi se "stabiliteti rajonal mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, duke rikujtuar mbështetjen e vendit për dialogun Kosovë–Serbi dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në rajon."

Ministrja Spiropali rikonfirmoi ambicien e Shqipërisë për të qenë një aktor dhe faktor proaktiv dhe konstruktiv në rajon:

“Qëllimi ynë është i qartë: të thellojmë bashkëpunimin me fqinjët tanë, të forcojmë hapësirën tonë të përbashkët adriatike dhe të avancojmë rajonin drejt së ardhmes europiane.”

Ora 12:11
Forumi Ekonomik i Tiranës, Rama-investitorëve të huaj: Besoni dhe investoni tek kjo Shqipëri që po ngrihet

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, iu bëri thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në Shqipëri. Rama përsëriti edhe njëherë objektivin për anëtarësim në BE në vitin 2030, duke shtuar se vendi ynë është i qëndrueshëm dhe po ngrihet gjithmonë edhe më shumë.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 është i mundshëm dhe këtu jemi këtu për të pritur për Evropën por që ta ndërtojmë Evropën këtu. Prandaj jemi kaq të zellshëm për të ndjekur këtë rrugëtim drejt Evropës. Evropa nënkupton institucione dhe standarte, është jo vetëm politikë por edhe zhvillim. Dua të përfitoj nga kjo mundësi që të them disa fjalë për investitorët, duhet të kuptojnë se momenti është tani dhe Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata. Ne mirëpresim partneritete që ofrojnë dije, inovacion. 

Shqipëria po hyn në kapitull të ri që është sa i pëlqyeshëm aq edhe sfidues. Është kapitull zhvillimi modern, besimi dhe ambicie evropiane. Ne kemi stabilitet, ritmin dhe një shoqëri të re me talente dhe energji. Dhe ftesa jonë është shumë e thjeshtë, besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet. Investoni te kjo Shqipëri që po transformohet dhe bëhuni pjesë e suksesit që po ndërtojmë. Shqipëria nuk është shumë e madhe, kështu që vraponi dhe nxitoni përpara se hapësirat të mbyllen. Unë shpresoj që ju mund ta kuptoni se sa seriozisht e kam marrë këtë ftesë, kam ardhur me një fjalim të shkruar”, tha ai.