TIRANE- Një 38-vjeçar nga Presheva është ekstraduar ditën e sotme nga Tirana drejt Beogradit. Afrim Nuredini ishte dënuar nga Gjykata e Beogradit me vendimin Nr.N.Okz1.br.2407/13, datë 11.06.2013, dhe Gjykata e Vranje, me vendimin Nr.No.K.br210/10, datë 09.09.2013; me 5 vjet për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”dhe me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve.
 
38-vjeçari Afrim Nuredini u arrestua më datë 03.08.2014 gjatë kontrollit të pasaportave në Rinas.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)