I pranishëm në Romë për një audiencë me Papa Françeskun, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë edhe një intervistë për televizionin italian ‘Rai Tre’, lidhur me përvojën e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe se çfarë e pret vitin tjetër, tani që sapo ka marrë titullin e Qytetit Europian të Sportit.
Veliaj shprehet se qyteti i Tiranës e meriton plotësisht këtë vlerësim, pasi prej vitesh ka treguar se është e zonja të organizojë evente të këtyre përmasave, por edhe të mirëpresë njerëz nga zona në konflikt, siç janë edhe ukrainasit e përfshirë nga agresioni rus.
“Europa nuk është një destinacion jashtë nesh, por një destinacion brenda nesh. Ne kemi qenë një vend emigrantësh, male njerëzish hipnin mbi anije për të ardhur këtu, kurse tani, prej mëse 10 vjetësh kemi mikpritur opozitën iraniane, vitin e kaluar mikpritëm afganët, kurse këtë vit ukrainasit. Ndaj, besoj se të gjitha vendet mund të ndryshojnë. Nëse ka ndryshuar Shqipëria, pas regjimit të egër komunist, të gjitha vendet mund të ndryshojnë dhe të mirëpresin njerëz me dinjitet”, u shpreh Veliaj.
“Unë i përkas brezit të viteve ‘80, kur në Shqipëri ishte i ndaluar besimi fetar. Po ashtu, nuk mund të përdoreshin emrat e Biblës apo të Kuranit. Pra, unë jam shembulli i një bote që tashmë ka kaluar. Kemi vuajtur shumë, por tashmë jemi të lirë. Të lirë për të besuar, të lirë për të udhëtuar, të lirë për të qenë evropianë”, shtoi ai.
Veliaj ishte i ftuar në këtë vizitë nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.
Roberto Gualtieri dhe Erion Veliaj, Romë,Itali
Në vizitën e tij në Romë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryebashkiakun e kryeqytetit italian, Roberto Gualtieri.
Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se me Gualtierin u ra dakord të punohet bashkërisht për të afruar edhe më shumë Tiranën dhe Romën.
“Pas takimit emocionues me Papa Françeskun, pata një takim vëllazëror me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri! Kemi kujtime të shkëlqyera nga triumfi i ASRoma në finalen e UEFA Europa Conference League dhe do të punojmë së bashku për t'i afruar edhe më shumë qytetet tona”, thekson Veliaj.
Veliaj ishte i ftuar në Vatikan nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.
Tirana eshte nje qytet skandal. Pa te ardhme pa pune rroga skandaloze pa hapsira parqe rruge te ngushta e pallate ngjitur te ndertuar pa prespektive nga mafia- i ngjan nje qyteti arab. SKNDAL
PërgjigjuTirana ska uje,Transport ska ajer ska nje fushe e ky blen kompeticione pa asnje vlere...turp kur takon papen ky shoku Sander Sorosit shok I shpqerise se shqyer....
Përgjigju