TIRANE - Atmosfera në Tiranë me rastin e 102 vjetorit të pavarsisë është e vakët krahasuar me një vit më parë. Dekorimi i rrugëve kryesore të kryeqytetit është bërë më shiritat kuq e zi si dhe me stendat me flamuarin kombëtar, ndërsa kanë munguar panairet, aktivitetet e përvitshme tek vëllezërit Frashëri, ansamblet me këngë e valle si dhe performanca artistike përgajtë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Një vit më parë atmosfera ka qenë krejt ndryshe, këtë vit vetëm në sheshin Skënderbej Ansambi i Tiranës ka dhënë një shfaqje të vogël për qytetarët. Po të krahasohet kjo atmosferë me atë të dy viteve më parë kur Shqipëria shënoi 100-vjetorin e Pavarësisë, diferencia duket edhe më e qartë.

Por megjithatë qytetarët duket se kënaqen me pak.
“Festimet po më duken të mrekullueshme, jashtëzakonisht mirë. Ndryshimi me vitet më parë është shumë i madh”, thote nje qytetar.
“Për mendimin tim ka ndryshim, mua më pëlqen. Gëzohem që populli shqiptar po njeh historinë e vet. Është mertitë e të gjitha forcave politike”, shprehet per A1 REPORT nje qytetar qe ka zgjedhur t'i bashkohet festimeve.
“Nuk ka shumë gjallëri në krahasim me vitet e tjera”, shprehet nje tjeter qytetar.
Në nder të viktimave të diktaturës është hapur një muze virtual i vendosur në qendër të Tiranës me një formë të veçantë. Në një podium të mbyllur me shkallë nga të dyja anët, ishin vendosur fakte historike mbi të vrarët e atij regjimi.

Në ditën e pavarësisë me qindra qytetarë ishin kureshtarë për të mësuar më shumë rreth kësaj periudhe të historisë shqiptare, edhe pse nga mënyra e shpejtë si lëviznin fjalët e shkruara në ekranin e muzeut, ishte e pamundur të shihje dicka apo ndaleshe në faktet historike. Mëgjithatë, qytetarët që e vizitonin ishin të kënaqur që shihnin duiçka ndryshe.

Por edhe pse festimet këtë vit u dukën më të vakta çdo shqiptar e ka përjetuar ditën e pavarsië sipas mënyrës së vetë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO