Tirana feston “Ditën e Verës”
Bashkia e Tiranës publikon aktivitetet

Tirana feston “Ditën e Verës”<br />Bashkia e Tiranës publikon aktivitetet
Tirana do të festojë nesër më e bukur se kurrë, Ditën e Verës. Për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.
 
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.
 
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
 
• Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.
 
• Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha – Ibrahim Rugova.
 
• Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.
 
• Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
 
• Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan.
 
Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen.

Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.
 
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.
 
Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës.
 
Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës
 
PAZARI I RI
 
1. Përurimi i Pazarit të Ri - Ora 09:00
 
2. Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00
 
-Këndi I Fëmijëve Piktor
 
-Numra Baleti klasik për fëmijë
 
-Këngëtar të muzikës së lehte moderne
 
-Instrumentistë
 
-Këngëtar të muzikës folk
 
3. Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00
 
4. Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00
 
-Kuartet Harqesh
 
-Marsela Çibukaj
 
-Lindi Islami dhe Venera Lumani
 
-DJ
 
BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT
 
1. 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.
 
2. Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në
 
mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00
 
3.Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, : Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).
 
4.Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00-12:00
 
5. Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiwan)
 
6. Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.
 
7. Panairi i shkollave profesionale.
 
BLLOK
 
1.Street Party 2017 Koncert Telekom
 
Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Whiskey Bar) Ora 12:00- 00:00
 
Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Tower) Ora 12:00-00:00
 
2. Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00
 
SHESHI NËNË TEREZA
 
1.Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora 11:00- 00:00
 
2.Panairi i Biznesit .
 
PIRAMIDA
 
1.VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00
 
LIQENI ARTIFICIAL
 
1.Aktivitete me fëmijët e sporte.
 
2. Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës)
 
Ora 09 :00
 
3Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00
 
4. Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.
 
5. Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00
 
6. Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00
 
7. Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial
 
8. Tirana Art Fest – ( Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni ) Ora 15:00

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese