Tirana fiton Kupën e Shqipërisë,
mund Skënderbeun pas 120 min

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, <br />mund Skënderbeun pas 120 min
Bekim Bala ishte heroi absolut i triumfit të Tiranës, në edicionin e 60-të të Kupës së Shqipërisë, ku me golin e tij në minutën e 107-të u dhuroi trofeun e 15-të bardhebluve në fitoren 1-0 pas 120 minutash lojë kundër Skënderbeut, duke barazuar kështu rekordin e Partizanit.

Sulmuesi shkodran e kishte premtuar golin e tij, dhe ashtu siç shënoi në fitoren e Superkupës, po ndaj Skënderbeut në Korçë, edhe në “Qemal Stafa” vulosi triumfin e dytë të trajnerit Hulian Rubio. Pas rrjetave të bardha në 90 minutat e rregullta të lojës, ndeshje shkoi në shtesa.

Në minutën e 107-të, Tirana fitoi një goditje dënimi. Mesfushori Klodian Duro nisi një top për Nertil Ferrajn, ky i fundit krosoi në zonën e vogël, Bekim Bala kërceu duke shmangur mbulimin e mbrojtjes së Skënderbeut, goditi me kokë, topi u përplas në shtyllë, më pas ndaloi për pak çaste te duart e portierit Orges Shehi, për të pushuar përfundimisht në rrjetë dhe vulosur rezultatin përfundimtar të 120 minutave të lodhshme. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia rrit mbrojtjen pranë Japonisë mes mosmarrëveshjeve të SHBA-së! Çështjet e ‘ngrira’ mes dy shteteve thellojnë krizën

Rusia rrit mbrojtjen pranë Japonisë mes mosmarrëveshjeve të SHBA-së! Çështjet e ‘ngrira’ mes dy shteteve thellojnë krizën