Tirana fiton me përmbysje, vendos
Muça me 2 gola në pjesën e dytë 

Tirana fiton me përmbysje, vendos<br />Muça me 2 gola në pjesën e dytë 
Gentian Muça me dygolëshin e tij i garantoi një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Vllaznisë, duke e çuar përkohësisht Tiranën në vendin  tretë me pikë të barabarta me Skënderbeun.

Eraldo Çinari shënoi një eurogol nga rreth 25 metra për Vllazninë në minutën e 34-t, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e përkohshëm të shkodranëve.

Kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri, u largua me karton të kuq në minutën e 59-të pas një kontakti si lojtari i fundit ndaj Ndikumanës.

Me një lojtar më shumë në fushë, Tirana u bë më ofensive duke barazuar së pari me Muçën (62’) me kokë pas zhvillimeve të një goditje këndi, dhe po me këtë lojtar siguroi fitoren 2-1 në të 76’ pas zhvillimeve të një goditje të lirë.

Në fund fillim të ndeshjes, tifozët e Tiranës mbajtën dhjetë minuta heshtje në nderim të tifozit Geron Allkaj të ndarë nga jeta aksidentalisht, ndërkohë që në fund të saj, futbollistët u ulën në fushë po në nderim të ultrasit të njohur bardheblu.

NDESHJET E SOTME

JAVA 30

TIRANA- VLLAZNIA 2-1

Shënues: Muça 62′, 76′/ Çinari 34’

TEUTA-ELBASANI 0-0

Shënues: Hyseni 74’

APOLONIA-FLAMURTARI 2-1

Shënues: Ribaj 13’, Fili 88’ / Bregu 18’

Nesër

Kukësi-Laçi 15:00

Skënderbeu-Partizani 18:00

/Sportal.al/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë