TIRANE – Pavarësia e Kosovës do të festohet edhe në Tiranë, sipas një programi të posaçëm të hartuar nga Bashkia e Tiranës.
Nesër, nga ora 11.00 deri në orën 20.00 do të zhvillohen disa aktivitete kulturore përgjatë rrugës “Murat Toptani” ku këngëtarët më të mirë, grupet më të sukseshme do të performojnë për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Bashkia e Tiranës ka vendosur ta festojë në një formë shumë të hareshme e të gëzueshme 17 Shkurtin, duke ia lënë gjithsesi vëmendjen Kosovës, që do të jetë qëndra e festimeve. Gjatë gjithë ditës, që nga ora 11.00, tek rruga pedonale e deri në orët e para të mbrëmjes, do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, një koncert madhështor me Juliana Pashën, Vedat Ademin, Valon Shehun, Marselën, grupin NA dhe të tjerë, përfshirë edhe cirkun e Tiranës.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com