Tirana i bashkohet Shkupit dhe Prishtinës, mbillen 25 fidanë nga farat e bredhit të Nënë Terezës! Veliaj: Na duhen më shumë nisma të tilla që bashkojnë

Në muajin Tetor, kur përkujtojmë 19 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, humanistes shqiptare fituese e çmimit Nobel për Paqen, Tirana i bashkohet Shkupit dhe Prishtinës në një akt simbolik, siç është mbjellja e 25 fidanëve, nga farat e bredhit të mbjellë nga vetë Shenjtorja në vitin 1980 në sheshin e Shkupit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Hasani, përmendi një tjetër monument të rëndësishëm në nder të figurës së Nënë Terezës, siç është ndërtimi i shenjtores së saj në kodrat e Liqenit Artificial.

‘Nuk kishte vend më të bukur se sa një park që ndodhet m’u mbi sheshin “Nënë Tereza”, që mban emrin e saj, në ditët e Lumturimit të saj, të përkujtojmë atë ngjarje të shenjtë. Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo ka vendosur që, në kodrat e Liqenit të Tiranës, në anën tjetër, të ngrejmë një shenjtore të Nënë Terezës, si një vend reflektimi dhe lutjeje, një vend qetësie dhe paqeje.’

Gjithashtu, Veliaj tha se debatet joproduktive, nuk duhet të ndërhyjnë në nisma të tilla, që janë në interes të kujtdo.

‘Ne shqiptarët, ndonjëherë, shquhemi për shumë debate. Na duhen më shumë nisma të tilla që na bashkojnë, jo ato që na përçajnë. E ka pas thënë Nënë Tereza, që duhet  shfrytëzojmë çdo moment. Nëse s’mund të japësh gjithçka për të shpëtuar botën, mund të shpëtosh një njeri, por minimalisht mund të japësh një buzëqeshje.

Nisma e përbashkët mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës do të kurorëzohet me përtëritjen e tre parqeve me bredha, si vazhdimësi e bredhit të dëmtuar të Nënë Terezës.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi