TIRANE - Kategoria Superiore ka vazhduar me ndeshjet e ditës së dytë pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe ekipit të Lacit. Dje janë ndeshur Shkumbini-Flamurtari, Bylis-Kukësi, Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Besa. Supriza e javës është humbja e ekipit të Kukësit me rezultatin 0-3 përballë ekipit të Balllshit që rikthehet fuqishëm.

Ballshiotët arrijnë që të shënojnë 3 herë duke mposhtur lehtë ekipin e Cungut që regjiston humbjen më të thellë në kampionat. Golat u shënuan nga Izuçuku në pjesën e parë në minutën e 19′dhe 60’, ndërsa Xhafa në të 82′ vulos rezultatin.

Flamurtari nuk ndalet dhe shënon tre herë për tre pikë në Peqin me Muzakën dy herë dhe Memellin. Teuta ka fituar derbin me Besën me golin e Mancakut duke marrë tre pikët e radhës e çojnë diferencën në -9 nga Korca, ndërsa Besa shkon drejt kategorisë së dytë.

Nevil Dede merr fitoren e parë me Tiranën përballë Luftëtarit 2-1 në minutat e fundit. Fillimisht është Morina që shënon për bardheblutë, ndërsa Nora barazon në të 81’, por për fitoren mendon përsëri Morina që në të 86’ shënon golit e fitores.

Surpriza e jëvëve të para të fazës së dytë të kampionatit është ekipi i Flamurtarit që ngjitet në vendin e tretë të tableës me 31 pikë duke kapur zonën e Evropës, falë drejtimit të trajnerit Nesti Gjoka. Ndërsa Besa vazhdon rënien e lirë në fund. Ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen sot janë Tomori-Kastrioti dhe Apolonia-Vllaznia.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)