Tirana inauguron stadiumin ndaj
Skënderbeut, shpresë për titullin

Tirana inauguron stadiumin ndaj<br />Skënderbeut, shpresë për titullin
Sot në 14:00 Tirana inauguron stadiumin e ri të rikonstruktuar ‘Selman Stërmasi’ përballë Skënderbeut.
 
Sfida ka rëndësi të dyfishtë për Tiranën, pasi përpos faktit që duhet të nisë me një rezultat pozitiv fushën e re, duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion, pasi në rast se do të humbasë atëherë do të shkëputeshe, jo pak, por 15 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Partizani.
 
Por edhe nëse Tirana fiton, sërish për Partizanin do të ishte pozitive, pasi do të shkëputet 8 pikë nga Skënderbeu duke shkuar i qetë drejt titullit kampon të dimrit.
 
“Nuk duhet lejuar një tjetër shkëputje me Partizanin edhe pse nuk janë vetëm ata në garën për titullin” shprehet trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa.
 
Ndërsa Ilir Daja thekson “Skënderbeu vitet e fundit ka qenë në elitë, në start janë ata favoritë por edhe ne kemi avantazhet tona, avantazhi i parë është fakti që inaugurojmë stadiumin”tha ai. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën