Të shtunën në ‘Loro Boriçi’, dy vite pas asaj ndeshjeje që nxiu historinë e bardhebluve të kryeqytetit, do të luhet sfida Vllaznia-Tirana, e cila cilësohet si klasikja e futbollit shqiptar shqiptar. Një 90 minutësh që pritet me interes dhe që me shumë mundësi do të mbushë shkallët e stadiumit. Trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, në prag të sfidës shprehet se e di rëndësinë e kësaj përballje specifike.
“Kam luajtur shumë derbi si futbollist dhe si trajner e duke patur parasysh se kjo është një sfidë e përjetshme e di rëndësinë që kanë këto 90 minuta. Është një ndeshje vitrinë për futbollin shqiptar. Përsa i përket rezultatit dua të themë se situate në të cilën ndodhemi, me katër pikë, na bën optimist.”
Ndërkohë kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, I cili në të kaluarën ka luajtur edhe te Tirana, për këtë ndeshje është shprehur:
“Tirana ka kapacitet më të madh se ne, nga ana cilësore ka lojtar më të mirë, por ne jemi të motivuar dhe jemi në shtëpinë tonë, ku do të bëjmë maksimumin, për fitore. Kjo është klasike dhe ne jemi të motivuar.”
Në kampin kundërshtar, te Tirana, pritet që Kristi Vangjeli të bëjë debutimin me fanellën bardheblu, ndërsa për shkak dëmtimesh nuk do të jenë të disponueshëm Andi Lila dhe Augustin Torrasa. Për sfidën me Vllazninë sulmuesi Majkëll Ngoo është shprehur:
“Dy sezone më parë kam luajtur kundër Vllaznisë me Tiranën për Kupë dhe kam fituar. E di rëndësinë e kësaj ndeshje pasi ky është sezoni i tretë në Shqipëri. Nuk do të shkojmë në Shkodër për 1 pikë, por për të fituar dhe përë këtë do të japim 150% që të kënaqen edhe tifozët e Tiranës.”
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo mes Teutës dhe Luftëtarit që do të zhvillohet në Durrës.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 1220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)
28 Nëntor, 15:22
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin
28 Nëntor, 12:10
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50
-
Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike
28 Nëntor, 11:47
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26