Tirana kryeqyteti i lidhur me tela
AKEP:Nga shtatori nis largimi i tyre

Tirana kryeqyteti i lidhur me tela<br />AKEP:Nga shtatori nis largimi i tyre

 
 
 
Bëhet fjalë kryesisht për tela të shtrirë për marrjen e frekuencave kabllore apo të linjave të internetit të cilat krijojnë një pamje të shëmtuar në rrugët kryeasore të kryeqytetit.
 
Kjo pamje është më çdo rrugë e lagje të Tiranës. Por duket se gjithçka së shpejti do të marrë fund pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare përmes një urdhëri të shpërndarë të gjitha njësive vendore, ka vendosur që këto linja të hiqen brenda datës 31 dhjetor të këtij viti.
 
Sipas AKEP tashmë aksioni ka hyrë në fazën e dytë të stabilizimit të rrjeteve ajrore të komunikimeve elektronike dhe audiovizive dhe ka për qëllim shmangien e tyre nga shtyllëzimet elektrike urbane.
 
Rreth 70% e rrjetit ajror sipas AKEP është i abandonuar dhe i papërdorur nga operatorët, çka bëhet problem jo vetëm për çështjet teknike por ndikon edhe në cilësinë e rrjeteve.
 
Por çfarë do të ndodhë me këto tela që shtrihen nëpër qytet?
 
AKEP ka kërkuar që pjesë bashkëpunuese e këtij aksioni që do të nisë nga shtatori të bëhen edhe OSHE si dhe kompanitë e ujësjellës kanalizimeve pasi gjithë rrjeti ajror tashmë do të jetë i nëndheshëm. Për këtë AKËP ka kërkuar edhe lejen nga njësitë vendore që të lejohen shtrirjet e tubacioneve nëntokësore si dhe planifikimi nga e infrastrukturës së nevojshme.
 
Brënda datës 15 Shtator çdo Bashkie do ti dërgohet lista e zonave dhe rrugëve që duhet të ndërhyet sipas një plani që do të koordinohet me sipërmarrësit, OSHEE dhe rrjetin e ndriçimit.
 
Ky mendohet se do të jetë aksioni i fundit për të bërë të mundur që qytetarët të shpëtojnë njëherë e mirë nga telat që kanë mbi banesat e tyre e në çdo rrugë ku kalojnë, por se sa do të mund të arrihet ky qëllim pritet për tu parë në ditët në vijim.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi