Ekipi i Tiranës përmes një deklarate për mediat ka reaguar me revoltë ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës që ka dënuar trajnerin e ekipit të bardhebluve Nevil Dede me dy ndeshje pezullim, ndërsa sipas deklaratës, Elvis Rroshi dhe ankesa në FSHF nuk është marrë aspak në konsideratë. Komunikata për shtyp e cilëson vendimin si të pa drejtë.
" Klubi i Futbollit sqaron opinionin publik se, në Vendimin e Komisionit të Disiplinës evidentohen probleme madhore duke përfunduar në inkoherencën vendimmarrëse të këtij organi juridik, i cili ndëshkon viktimën për pësimin e dhunës dhe komplimenton agresorin për gjestin “civil” të kryer. Ndaj Dedes janë konsumuar shkelje të rënda dhe nuk mund të pranojmë assesi përçudnimin e së vërtetës.
Më datë 10.03.2013 u luajt futboll i vërtetë, aq sa i vërtetë ishte akti i dhunës ndaj trajnerit tonë. Një agresor i identifikuar, i cili ushtron funksionin e përfaqësuesit të aksionarit, konsumon kundravajtjen e parashikuar në Nenin 48.2/b, si sjellje e keqe ndaj kundërshtarëve, mbetet i pandëshkuar nga drejtësia sportive, ndërsa një subjekt i dhunuar dhe i kërcënuar ndëshkohet për një gjest të ashtuquajtur, provokues.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com