Tirana, më e shtrenjta për zyrat jo
vetëm në rajon por dhe E.Qendrore

Tirana, më e shtrenjta për zyrat jo<br />vetëm në rajon por dhe E.Qendrore
Investitorët e huaj që vijnë në vend habiten me tarifat e larta që duhet të paguajnë për të pasur një zyrë në kryeqytetin shqiptar. Tirana mban rekord për nivelin e çmimeve me qira më të larta jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe konkurron me vendet e Europës Qendrore si Çekia, Sllovakia etj.

Praktikisht, qiratë në Pragë në qendër të qytetit, për 2014, kanë rënë në 19,00-20,00 euro/m² në muaj, ndërsa qiratë kryesore brenda në qytet kanë mbetur të qëndrueshme mes 15,00 dhe 17,50 euro/m² dhe jashtë qytetit mes 13,00 dhe 14,50 euro/m² muaj, sipas një studimi nga Colliers International.

Po t’i referohemi Tiranës, sipas të njëjtit studim për 2014, të kryer nga Colliers International, çmimi i qirave ka mbetur i pandryshuar me një vit më parë, me 25 euro m²/muaj. Qiratë mesatare kanë mbetur në 17 euro m²/muaj.

Stela Dhamo, menaxhere e Colliers International Albania, pohon se çmimet e tregut të zyrave me qira janë artificialisht të larta, si rrjedhojë e stokut relativisht të ulët në Shqipëri, i cili gati arrin një sipërfaqe prej 64 mijëm², më i ulëti në rajon.

Por, projekte të reja, të cilat kanë mbetur të papërfunduara, do të vijnë së shpejti në treg dhe kjo do të shtojë stokun e zyrave, dhe si rrjedhojë, edhe presionin për uljen e çmimit të qirave, për të tërhequr më tepër kompanitë e interesuara. Këto investime pritet të rrisin stokun e zyrave me 25%, sipas aktorëve të tregut.

Ndërtime të reja të tilla si ARCHEA Tower, Millenium Tower dhe Vaso Pasha Tower priten të hyjnë në treg në vitin 2015. Kjo nevojë për furnizimin shtesë me ambiente për zyra do të ketë ndikim në normat me qira, e cila duhet të bjerë, sipas aktorëve të tregut.

Tirana mbetet një vend primar për të bërë biznes, për shumë arsye. Qofshin ato të përfshirjes sëpopullsisë, të shpërndarjes së bizneseve, të lokacionit etj.

Marrë nga "Revista Monitor"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formulari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici

Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formulari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici