TIRANË- Tirana do të ketë 6 kandidatë në garë për Bashkinë dhe për gazetarin Flogert Muça kjo është në dëm vetëm të Belind Këlliçit pasi Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska e PDIU do i marrë vota që mund të shkonin drejtpërdrejtë te ai.
“I prish punë Këllëçin, i prish me Bejkon dhe Përnaskën. Ai që humbet është Belind Këllici se është me 2 kandidatë nga vota direkte që do i merrte ai. Qorri dhe Dajti nuk futen për të fituar. Qorri është aty për t’u faktorizuar në politikë, Bejko për të treguar që jemi kundër Berishës, Këllëçi kusht i Metës ndaj Berishës, Marko Dajti një histori tragjikisht të Metës dhe Berishës”, tha Muça.
Kundër kandidaturës së Roland Bejkos në Tiranë ka qenë juristi Leonard Karaj, i cili e përkufizoi si “nuse e marrë me zor”.
“Roland Bejko është si puna e asaj nuses që e kanë marrë me zor, nuk ka peshë, për shkak të problematikës që ka PD e vulës në drejtimin, jo për kandidaturën e tij, por për shkak se është kandidat i një partie shumë të dobët. Bejko do shpëtonte nëse PD e vulës do kishte dalë me 61 kandidatë”, tha Karaj.
Nga ana tjetër, në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, koordinatori i Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj tha se mes 2 kandidatëve të opozitës, ai personalisht zgjedh Belind Këlliçin dhe për këtë jep 2 arsye.
"Jemi opozitar me vizion krejt ndryshe të të bërit opozitë ndryshe nga Berisha dhe Meta dhe ne do të krijojmë një adresë të veçantë opozitare prej tyre. Unë do votoj personalisht Belind Këlliçin, edhe sepse vjen nga fluksi më i madh opozitar dhe shanset janë më të mëdha, por edhe mik”, tha Topollaj.
Ndalur te Këlliçi dhe premtimi për autobusë falas, për analistin Arben Meçe është absurde dhe nuk është aspak në të mirë të shoqërisë.
“Konceptet falas janë tezat më shkatërrimtare në shoqëri dhe këto mbajtësit e këtyre tezave janë më të ndëshkuarit se nxisin parazitimit. Lëmosha shkatërron në këtë lloj ekonomie që kemi ne. Edhe sikur të jetë i realizueshëm”, tha Meçe.
Kritika ka pasur për qëndrimin e Enkelejd Alibeajt, ku për Flogert Muçën, ky grupim janë i përçarë për 2 arsye, ose kanë marrëveshje me Sali Berishën, ose sepse individë të caktuar kanë interesa të tjera.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor, 21:29
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor, 21:32
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor, 22:31
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri
11 Dhjetor, 21:18
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor, 11:51
-
8 dhjetori dhe themelimi i PD-së, Arben Meçe: Shërbimi rus më prezenti në krijimin e Partisë Demokratike! Elezi: Soros, i përfshirë dhe kishte gati posterat
9 Dhjetor, 17:51
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor, 21:42
-
Rikthimi i Berishës në Parlament/ Meçe në 'Repolitix': Sot ishte krenar, por i dh...! Çaça: Ai sfumon çdo zë nga opozita! Tafani: PD pa bosht ideologjik
3 Dhjetor, 21:37