Rruga e dëmtuar ndër vite, me ujërat e zeza që rrezikonin të ktheheshin në burim infeksioni, është thjesht një kujtim i shëmtuar për mijëra banorët e Kombinatit, por jo vetëm. Tashmë hyrja nga Kombinati për në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të Re, Bashkia e Tiranës ka realizuar rikonstruksionin e plotë të segmentit rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat, si hyrja e katërt e kryeqytetit.
Rruga e re ka jo vetëm trotuarë të rinj, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës kanalizimesh i cili datonte dekada më parë. Ky aks ka në të dyja krahët korsi të dedikuara për biçikletat, çka do të jetë një shtysë edhe më shumë për përdorimin e dyrrotakëve si një alternativë, jo vetëm me më pak kosto, por edhe më e shëndetshme për lëvizjen në Tiranë.
Zgjidhje ka marrë edhe çështja e ndriçimit dhe e sinjalistikës e cila për shumë vite ishte një ndër burimet e aksidenteve të shumta. Bashkia ka vendosur sinjalistikën e plotë dhe e gjithë kjo rrugë është tërësisht e ndriçuar duke krijuar më shumë siguri si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për qytetarët.
Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, tashmë edhe kjo portë hyrëse për në kryeqytet ofron standarde të larta duke përmirësuar jo vetëm cilësinë e jetës së komunitetit të kësaj zone, por duke krijuar lehtësi për gjithë qytetin.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1635
Lajme të tjera
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Veliaj në Hollandë, takon Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb
25 Prill, 20:18
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
VIDEO/ Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë
24 Prill, 14:38
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Në nisjen e panelit të B40-ës, Veliaj takon kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas
22 Prill, 11:29
-
Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë
21 Prill, 13:05
-
Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon Erion Veliajn
20 Prill, 20:25
Rruga qe eshte inaguruar nuk eshte aspak brenda standarteve. - "RREZIKOHET Jeta e Kembesoreve" tek pjeset te cilat pengohen nga puset e thella te cilat detyrojne qytetaret te kalojne ne rrugen e makinave. - Njeri nga segmentet, 100metra linear nga dalja e Kombinatit ne drejtim te M.Mame eshte njolle e KUQE pasi kembesoret ecin ne rrugen e makinave. Shpresojme te marrin masa pasi aksidentet do te jene te pashmangshme! Faleminderit
PërgjigjuNuk eshte aspak hyrje e re. Rruga e plepave, Ndroq, Vaqarr eshte skandaloze. I gjithe segmenti duhet te rehabilitohet, perndryshe asnje makine nuk merr mundimin te hyje nga 'hyrja e re' e Tiranes..Ata qe jane te detyruar te kalojne ne ate rruge, shteti u eshte borxhli se u merr taksat e u shkaterron makinat. Flm!
Përgjigju