Tirana më sytë nga Sofja, eurodeputeti bullgar: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të rinisin bisedimet, e vetmja mënyrë për heqjen e vetos për integrimin
Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyçyk
Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk e shikon vijimin e bisedimeve mes vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut si të vetmen mënyrë që kësaj të fundit t’i hiqet veto nga Bullgaria për integrimin në BE. Kyçyku gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut tha se të dy vendet duhet të krijojë një qeveris stabël dhe më pas të rinisin sërish bisedimet për zhbllokimin e situatës.
“Duhet të ketë qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e vitit 2017 jep perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në BE. Marrëveshja bazohet në besim të ndërsjellët. E vetmja mënyrë për të ruajtur atë besim është të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. I inkurajoj të gjitha forcat të cilat angazhohen për të ardhme Euro atlantike të rajonit të bëjnë këtë. Nuk kemi nevojë që njëri nacionalizëm ta nxis tjetrin. Kur ka nacionalizëm në Shkup, ngrihet nacionalizmi në Sofje”, u shpreh Kyçyk
Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”. Kjo ka sjellë bllokim të procesit të integrimit jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë, pasi vetoja e Sofjes për Shkupin bllokon edhe Tiranën në rrugën drejt BE-së.
Bullgaria ishte nën presionin ndërkombëtar për të zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. SHBA dhe Gjermania i kanë kërkuar Sofjes të gjente një kompromis dhe të zgjidhte situatën. Deri tani nuk ka një tërheqjen të Bullgarisë nga veto e saj, por ka një kërkesë të saj që Shqipëria të shkëputet për procesin e integrimit në BE nga Maqedonia e Veriut dhe ato të mos trajtohen më së bashku.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05