Tirana me trajner të ri, Skënderbeu:
Partizani vendos gjyqtarët e ndeshjes

Tirana me trajner të ri, Skënderbeu:<br />Partizani vendos gjyqtarët e ndeshjes
Vazhdojnë replikat në distancë mes Partizanit dhe Skënderbeut pas ndeshjes së të dielës. Përmes faqes së tyre në Facebook, Skënderbeu tërhiqet për cështjen e akuzave ndaj FSHF, ndërsa akuzon arbitrin anësor të ndeshjes, Avdon si tifoz të grupit “Ultras Guerrils” të kuqve.

“Ne reagimin zyrtar nuk ishte "vendosur gishti" mbi Federaten Shqiptare te Futbollit si institucion por tek disa zyrtare te Federates qe punojne kunder klubit tone dhe ne mbeshtetje te rivaleve tane. "Lajthitje" nuk eshte te reagosh, "lajthitje" eshte te vendosesh gjyqtar anesor (Avdo) nje njeri qe paradite leviz me bluzen e guerrilsave dhe pasdite vesh "xhaketen e zeze"thuhet në deklaratën e tyre. Ndërsa të kuqtë janë përgjigjur, po përmes Facebook-ut. “Pretendime idiote te shprehura me një çirrje fëmijnore.

Një deklaratë e tillë nuk meriton asnjë lloj reagimi nga ana jonë, megjithatë nuk mund të lejmë pa përgjigje ekipin "kampion" të dallavereve, pasi Ardiani mund të çirret për mungesë respekti. Na kanë cilësuar si "llum", na akuzon me deklaratë ekipi 5 vjeçar i zhytur kokë e këmbë në llumin e mbijetesës ë çuditshme nëpërmjet Bodizimit, kampionateve të vjedhura, basteve, hetimeve për trukim, favorizimeve të FSHF etj. Nëse ju jeni e kundërta e "llumit", pranojmë me kënaqësi të jemi "llumi", por ne jemi ai i pastri”deklarojnë Guerrilas-at.

Tirana vendos trajnerin
Tirana ka arritur marrëveshjen me trajnerin Ilir Daja, i cili do të drejtojë 24 herë kampionët e Shqipërisë deri në përfundim të edicionit, teksa kushti i vetëm është pjesëmarrja në Kupat e Europës. Sot pritet që të bëhet prezantimi i Dajës te Tirana. Bardheblutë ka marrë gjatë ditës së djeshme edhe një lajm të mirë.

Gjatë seancës stërvitore është vënë re prania e mbrojtësit Ronald Gërxhaliu që duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në sfidën e lujatur në Korçë ndaj Skënderbeut e tashmë ka nisur përgatitjet. Lojtari duhet të kapë ritmin e shokëve të skuadrës për të qenë alternativë e stafit teknik në ndeshjet e ardhshme.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia