Tirana në drejtimin e B40, rrjetit të qyteteve të Ballkanit! Veliaj: Fond solidariteti për bashkitë e rajonit! Begaj: Nisma juaj, vlerë e shembull suksesi

Tirana merr drejtimin e rrjetit të qyteteve të Ballkanit, B40, rrjeti më i madh i bashkive të Mesdheut, i krijuar dy vite më parë.

Në fjalën e tij hapëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se përgjatë presidencës së Bashkisë së Tiranës, B40 do të diskutojë rrugët për t’ju përshtatur zhvillimit të kohës, teksa kryeqytetin shqiptar e quajti shembull të transformimit.

“Ne e hapim kanat zemrën për mikun dhe për të gjithë miqtë që janë këtu sot, e kemi zemrën të mbushur plot. Mikpritja nuk është një rrugë me një drejtim, është një rrugë vajtje-ardhje, është marrje dhe dhënie. Besoj se sot jemi në vendin e duhur ku guri i qoshes është pikërisht bashkëpunimi, marrja dhe dhënia me njëri-tjetrin. Jemi me zemrën e hapur për miq si ju, gati t’ju presim, t’ju japim edhe ne pjesën tonë më të mirë të kulturës e mikpritjes sonë dhe është koha për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes nesh si kurrë më parë”, tha Veliaj.

Propozimi i parë i Veliaj për 40 bashkitë e këtij rrjeti, ishte krijimi i një fondi të përbashkët për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

‘Një mundësi e shkëlqyer që edhe bashkitë tona ta shfrytëzojnë dhe do kemi ndoshta disa nga stafet tuaja të kualifikuara që marrin një formim akademik më plotësues për të qenë ata ‘eurokratët’ që do përgatisin bashkitë tona për më shumë integrim e bashkëpunim. Në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe kultura është ndoshta i vetmi fill i padukshëm që i lidh kombet aty ku politika ndoshta i ndan, ku ndoshta dallimet etnike i veçojnë”, tha Veliaj.

Themeluesi i B40, kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu tha se ky bashkim, i shërben bashkive të përballojnë krizat, qofshin ekonomike, por edhe ato të emigracionit.

‘Ky vit miku im i nderuar e Erion Veliaj do të marrë Presidencën. Ai është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë. Ndryshimet klimatike, transformimi digjital sipërmarrja, të gjitha mësimet që kemi mësuar gjatë këtyre viteve, do të diskutohen gjatë Samitit B-40 në Tiranë. Të cilat do të na ndihmojnë për të diskutuar qëndrueshmërinë urbane dhe për t’iu përgjigjur krizave.’ Ekrem İmamoğlu Kryetar i Bashkisë së Stambollit

Marrja e Presidencës së rrjetit të Bashkive nga Tirana, u përshëndet edhe nga Presidenti Bajram Begaj.

“Të nderuar miq, jam i lumtur që jeni sot në Tiranë. Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Tirana gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Erionit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë, midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me qytetin. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit, ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie. Ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni duhet të jetë i qartë sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen tonë”, u shpreh Begaj.

Rrjeti i bashkive të rajonit u krijua në nëntor të vitit 2021, në një kohë kur I gjithë globi përballej me pandeminë Covid-19, si urë bashkëpunimi mes qyteteve.

Tirana e merr Presidencën pas Stambollit e Athinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Veliaj pret kryebashkiakun e Stambollit: Vizioni ynë, të marrim shembull nga njëri-tjetri dhe të ruajmë fqinjësinë e mirë

1706630458_erionveliajekremimamoglu.PNG

Në ditën kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, të cilit i dhuroi “Çelësin e Tiranës”. Veliaj tha se Tirana duhet të marrë shembull nga Stambolli sa i takon turizmit.

“Stambolli është qyteti më i madh, pas Tiranës, me 1 milionë shqiptarë. Ne frymëzohemi nga Stambolli, që është bërë sot edhe një shembull i bashkëjetesës. Ne jemi vërtet të lumtur që jeni këtu sot, ju falenderojmë shumë për vizionin për të krijuar një rrjet qytetesh. Ne do të bëjmë maksimumin që kjo Presidencë, ashtu si edhe ju e parashikuat, të jetë një vit me shumë aktivitete, më shumë fuqizim dhe më shumë bashkëpunim”, u shpreh Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku tha se fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi dhe se si President i ri i B-40, do të bëjë maksimumin që të ruajë këtë vizion.

“Ka shumë rëndësi kush janë fqinjët: Për ne është shumë e rëndësishme që Turqia është një fqinj i mirë, që Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, pra krejt rajoni, po shkon drejt një fqinjësie të mirë, duke lënë pas kujtimet e së vjetrës dhe të përçarjes. Si President i ri i B40-ës do të bëj maksimumin që vizioni që themeluam në Stamboll, të vazhdojë në Ballkan. Unë besoj se diplomacia e qyteteve është po aq e rëndësishme sa ajo mes shteteve. Dua t’ju falenderoj për mikpritjen e shqiptarëve në Stamboll dhe faktin se jeni një shtëpi e madhe për ata që kanë krijuar familje aty”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu tha: “Jam shumë i lumtur. Ne jemi fqinj në Stamboll me shumë shqiptarë, ata janë vëllezërit e mi. Kam të njëjtën ndjesi edhe tani që ndodhem këtu.”

Për një vit, Tirana do të ketë dhe drejtimin e Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40.

Ora 15:23
Tirana mori presidencën e 'B-40', Begaj: Kryeqyteti i vendit ka ditur të gjejë balancën mes zhvillimit ekonomik dhe inovacionit teknologjik

1706625050_bajrambegaj.PNG

Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në samitin e mbajtur në kryeqytet ku Tirana mori presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit “B-40”.

Begaj tha se Tirana është qyteti i zhvillimit të vrullshëm për shkak të lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë dhe shtoi se kryeqendra e vendit ka treguar se di të gjejë balancën mes zhvillimit ekonomik dhe inovacionit teknologjik, të resë dhe të vjetrës.

“Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Këtu aktualisht jeton afro 1/3-a e popullsisë (33%) dhe realizohet gati gjysma e prodhimit të vendit (44%). Nga viti 2019 Tirana ka përjetuar dy tërmete, një pandemi, lëvizje tektonike demografike dhe një bum ekonomik.

Tirana është dilema midis zhvillimit ekonomik të menjëhershëm dhe kujdesit afatgjatë për mjedisin. Midis nevojave imediate të brezit të sotëm dhe nevojave të brezave që do të pasojnë nesër, gjetja e një balance nuk është e lehtë.

Megjithatë, Tirana, gjatë 10 viteve të fundit (nën drejtimin e  Erionit), ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. 

Natyrisht, ka ende shumë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me zhvillimin e qytetit. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit. Ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie, ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni i qartë, sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen.  Qytetet  tona  në shekullin e  njëzet e një duhet të jenë më shumë se sa qendra ekonomike dhe industriale. Ato duhet të jenë, pikë së pari, hapësira ku mirëqenia e individit është prioritet, ku harmonia me mjedisin nuk është opsion, por nevojë”- u shpreh Begaj mes të tjerash.

Ora 11:19
Tirana merr Presidencën e B-40, Veliaj: Bashkë si kurrë më parë, të përgatisim Shqipërinë për integrimin në BE

Tirana mori sot zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkani, B-40. Në samitin e mbajtur në kryeqytet, ku morën pjesë kryetarë bashkie dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është koha për bashkëpunim si kurrë më parë. Ai tha se është krenar për Tiranën, e cila vitet e fundit ka mbajtur tituj të rëndësishëm si “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, “Qytetit Europian i Sportit”, por ishte edhe mikpritëse e Procesit të Berlinit, një ngjarje politike e nivelit ndërkombëtar, si dhe u shpreh entuziast që Tirana do të mbajë titullin si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.

“Ne e hapim kanat zemrën për mikun dhe për të gjithë miqtë që janë këtu sot, e kemi zemrën të mbushur plot. Mikpritja nuk është një rrugë me një drejtim, është një rrugë vajtje-ardhje, është marrje dhe dhënie. Besoj se sot jemi në vendin e duhur ku guri i qoshes është pikërisht bashkëpunimi, marrja dhe dhënia me njëri-tjetrin. Jemi me zemrën e hapur për miq si ju, gati t’ju presim, t’ju japim edhe ne pjesën tonë më të mirë të kulturës e mikpritjes sonë dhe është koha për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes nesh si kurrë më parë”, tha Veliaj.

Entuziast për faktin se Tirana ka Presidencën e B40 këtë vit, ai vuri në dukje transformimin e jashtëzakonshëm të kryeqytetit shqiptar, jo vetëm për arkitekturë dhe teknologji, por edhe si një qytet europian.

“Më vjen mirë që Frederica është me ne sot, rektorja e Kolegjit të Evropës, i cili sapo ka hapur aplikimet për Kampusin e Tiranës, dhe siç do ju thotë edhe ajo vetë, Tirana është kthyer në një histori suksesi, ende pa nisur kampusi, ku kemi mbi 200 aplikime nga mbi 50 vende të ndryshme të Evropës. Një mundësi e shkëlqyer që edhe bashkitë tona ta shfrytëzojnë dhe do kemi ndoshta disa nga stafet tuaja të kualifikuara që marrin një formim akademik më plotësues për të qenë ata ‘eurokratët’ që do përgatisin bashkitë tona për më shumë integrim e bashkëpunim. Në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe kultura është ndoshta i vetmi fill i padukshëm që i lidh kombet aty ku politika ndoshta i ndan, ku ndoshta dallimet etnike i veçojnë”, tha Veliaj.

Ora 11:16
Kryebashkiaku i Stambollit në Tiranë: Nën lidershipin e Veliajt, B40 do bëjë progres!

 

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, shpreh besimin se nën lidershipin e Tiranës, Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40 do të bëjë një progres edhe më të madh. Duke folur në Samitin që po mbahet sot në Tiranë,  İmamoğlu theksoi se Veliaj është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë.

“Ky vit miku im i nderuar e Erion Veliaj do të marrë Presidencën. Ai është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë. Ndryshimet klimatike, transformimi digjital sipërmarrja, të gjitha mësimet që kemi mësuar gjatë këtyre viteve, do të diskutohen gjatë Samitit B-40 në Tiranë. Të cilat do të na ndihmojnë për të diskutuar qëndrueshmërinë urbane dhe për t’iu përgjigjur krizave.

Kemi pasur edhe përpjekje të tjera për përmirësimin e ndërveprimeve të tjera ndërkombëtare.

Ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm për përmbushjen e përgjegjësisë që morëm përsipër si Tirana Kryeqyteti i Rinisë në 2022 dhe më pas i Sportit dhe këto përvoja do t’i shërbejnë edhe diskutimeve të Samitit të B40. Unë besoj fort që në lidershipin e Tiranës, B40 do të bëjë një progres edhe më shumë.  Unë dua të përgëzoj dhe t’i uroj gjithë të mirat Erionit, mikut tim për këtë rol kaq të rëndësishëm që ka marrë përsipër”, deklaroi kreu i Bashkisë së Stambollit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë