Tirana merr tre pikë dramatike, Partizani nuk përmbahet për titullin. Ja të gjithë rezultatet e javës së 32 të Superligës

Një ndeshje me tepër tension dhe dramatike deri në minutat e fundit ka rezultuar sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut për javën e 32 të Superligës. Në “Selman Stërmasi” vendosi goli i Hasanit në minutën e 91, që gëzoi tej mase bardheblutë, pasi me këtë trepikësh rrisin në 4 pikë diferencën me Kastriotin e vendit të 9, që sot barazoi 1-1 me Laçin në transfertë. Shenjë përveç fitores dramtikë në ndeshjen Tirana-Skënderbeu la edhe sherri në tribunën vip në fundin e takimit.

Ndërkohë në Vlorë Partizani është afruar akoma më shumë me titullin pasi ka mposhtur me rezultatin e thëllë 0-3 Flamurtarin. Për të kuqtë e drejtuar nga Gega që sot e ndoqi takimin nga tribuna , shënuan Asani në pjesën e parë dhe Mensah e Çinari në të dytën. Pas 32 javësh ‘demat’ udhëheqin me 65 pikë, 10 më shumë se Kukësi i vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat.

Sfida tjetër e kësaj jave mes Teutës dhe Luftëtarit është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Një barazim që nuk kënaq asnjërën nga palët, madje mund të konsiderohet negative për gjirokastritët të cilët e shohin veten me pikë të barabarta me Tiranën.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025