Tirana mirëpret Ditën e Verës 
Veliaj: I dedikohemi fëmijëve

Tirana ashtu sikurse tashmë është bërë traditë çdo 14 Mars mirëpret mes aktivitetesh të shumta Ditën e Verës. Duket sikur kjo gjë ka ftohur disi atmosferën në qytetin e Elbasanit vendin ku ajo lindi e kryeqyteti i ka marrë të drejtën e festimeve. Megjithatë festa ndihet kudo në të gjithë qytetet e vendit.
 
Kryeqyteti mirëpret ketë ditë e ashtu sikurse çdo vit s'kanë munguar aktivitetet të cilët Veliaj i’a ka dedikuar të gjithë vogëlushëve të cilët janë të shumtë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
 
“Fillon një stinë e re, një stinë e mbarë, dua t’u uroj të gjithëve mbarësi shëndet, jetë, lumturi në familjet e tyre. Fokusi për Bashkinë e Tiranës edhe në këtë ditë vere, ashtu si në të gjithë këtë vit kanë qenë fëmijët, ndaj shumica e aktiviteteve ka pasur për qëllim argëtimin e fëmijëve, edhe shumica e punëve në fakt të Bashkisë së Tiranës ka pasur si qëllim argëtimin e fëmijëve, fokusin tek kopshtet, çerdhet, shkollat”-tha Veliaj për mediat duke komentuar edhe veshjen të cilën ai ka zgejdhur të mbajë sot ‘bluzën e Supermanit”

"E kam veshur se sot në fakt e kemi orientuar ditën drejt fëmijëve veç garderobës serioze ishte gjëja më e bukur. E vesha për t'ju larguar problemeve të ditëve të fundit e protagonizmit. Sot isha pak më shumë fëmije sesa kryetar Bashkie"-tha Veliaj

Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale dhe bio të zonës, ushqime tradicionale, ishin ato që ofrojë Tirana sot në Ditën e Verës në dhjetëra aktivitete të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të ardhur jo vetëm nga Tirana por edhe rrethet, janë bërë pjesë e festimeve të shumta të organizuara në bulevardin
“Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, kodrat e Liqenit, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si dhe zona tek Blloku, të cilat që nga orët e para të ditës janë kthyer në hapësira festive për këdo që sot kishte zgjedhur Tiranën për të festuar Ditën e Verës.

veliaj dita e veres

veliaj dita e veres

veliaj dita e veres

sheshi skenderbej dita e veres
(Fëmijët në Sheshin Skënderbej)

Më tej ai shtoi se ky do të jetë një vit fantastik për Tiranën, pasi Bashkia ka vendosur që të hapi disa kantiere pune, duke filluar nga ai për Sheshin “Skëndërbej”. “Në Tiranë, shumë shpejt do të fillojmë me sheshin “Skënderbej”, do të fillojmë fillimisht me dy muaj konsultime publike për sheshin “Skënderbej”, për t’u siguruar që më pas në fund të këtij projekti, ne të kemi ndoshta sheshin më të bukur në rajon, kur vjen puna për një hapësirë që i akomodon të gjithë dhe është simboli kombëtar i Shqipërisë. Në sheshin “Skënderbej” gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria, për të treguar unitetin kombëtar, pemë e bimë nga e gjithë Shqipëria, për të treguar përfaqësimin kombëtar dhe besoj se ky është vetëm një nga shumë projekte që Tirana do kthehet në kantier ndërtimi për këtë vit”, u shpreh Veliaj.

I pyetur për cështjen e ekipit të Tiranës, kreu i bashkisë është përgjigjur: “U kam kërkuar aksionerëve kryesorë të klubit një mbledhje”.
 
“Fillojmë më dy muaj konsultime për sheshin Skënderbej, për të patur një shesh të bukur. “-tha Veliaj.



Ne kete te hene qe shenon pushim zyrtar, pavarësisht kohës aspak në favor duket se qytetarët kanë vendosur ti bashkohen festimeve së bashku me fëmijët e tyre.





/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë