Tirana mori presidencën e 'B-40', Begaj: Kryeqyteti i vendit ka ditur të gjejë balancën mes zhvillimit ekonomik dhe inovacionit teknologjik

Tirana mori presidencën e 'B-40', Begaj: Kryeqyteti i vendit ka ditur të gjejë balancën mes zhvillimit ekonomik dhe inovacionit teknologjik

1706625050_bajrambegaj.PNG

Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në samitin e mbajtur në kryeqytet ku Tirana mori presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit “B-40”.

Begaj tha se Tirana është qyteti i zhvillimit të vrullshëm për shkak të lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë dhe shtoi se kryeqendra e vendit ka treguar se di të gjejë balancën mes zhvillimit ekonomik dhe inovacionit teknologjik, të resë dhe të vjetrës.

“Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Këtu aktualisht jeton afro 1/3-a e popullsisë (33%) dhe realizohet gati gjysma e prodhimit të vendit (44%). Nga viti 2019 Tirana ka përjetuar dy tërmete, një pandemi, lëvizje tektonike demografike dhe një bum ekonomik.

Tirana është dilema midis zhvillimit ekonomik të menjëhershëm dhe kujdesit afatgjatë për mjedisin. Midis nevojave imediate të brezit të sotëm dhe nevojave të brezave që do të pasojnë nesër, gjetja e një balance nuk është e lehtë.

Megjithatë, Tirana, gjatë 10 viteve të fundit (nën drejtimin e  Erionit), ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. 

Natyrisht, ka ende shumë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me zhvillimin e qytetit. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit. Ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie, ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni i qartë, sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen.  Qytetet  tona  në shekullin e  njëzet e një duhet të jenë më shumë se sa qendra ekonomike dhe industriale. Ato duhet të jenë, pikë së pari, hapësira ku mirëqenia e individit është prioritet, ku harmonia me mjedisin nuk është opsion, por nevojë”- u shpreh Begaj mes të tjerash.


Lajmi kryesor:

Tirana në drejtimin e B40, rrjetit të qyteteve të Ballkanit! Veliaj: Fond solidariteti për bashkitë e rajonit! Begaj: Nisma juaj, vlerë e shembull suksesi


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë