Tirana ndryshon trajner, Ahmataj zëvendëson Memën

Tirana ndryshon trajner, Ahmataj zëvendëson Memën

Julian Ahmataj është zyrtarisht trajneri I ri I Tiranës pas shkarkimit të Ardian Memës. Presidenti Refik Halili pas rezultateve të dobëta të bardhebluve në ndeshjet e fundit e sidomos pas humbjes së fundit ndaj Bylisit ka vendosur që të ndërrojë kreun e bankinës bardheblu.

Kështu Halili pasi zyrtarizoi sot në mëngjes shkarkimin e trajnerit Ardian Mema ka arritur akordin me Julian Ahmatajn. Ish-lojtari I bardhebluve ka firmosur sot kontratën me presidentin Halili dhe ka nisur menjëherë punën duke drejtuar skuadrën në seancën stërvitore të pasdites. 

"Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites. Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysmë si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale.” Thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Tiranës.

Julian Ahmataj foli për herë parë si trajner i Tiranës para se të niste seanca stërvitore e të premtes në ambientet e “Skënder Halilit”. 40-vjeçari tha se e merr këtë detyrë për një qëllim madhor:   Ta shpallë Tiranën kampione,

“Dua të falënderoj njerëzit që ma besuan këtë detyrë, veçanërisht presidentin Halili. Është një shans që të vjen apo nuk të vjen një herë në jetë dhe unë dua ta shfrytëzoj. Do të jap më të mirën time dhe do të bëj maksimumin që Tirana të dalë kampion. Unë nuk mund ta garantoj këtë, sepse kampion dilet në muajin maj, por premtoj se do të jap më të mirën time, që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam një grup shumë të mirë lojtarësh, që është ndërtuar shumë mirë dhe për këtë falënderoj ish-trajnerin Mema. Kam miqësi më të, është një njeri i përsosur dhe më vjen keq që është larguar nga skuadra. Puna jonë kjo është, duhet të shohim përpara. Respekt pa fund. Falenderoj presidenti Halili për besimin. Do bëj maksimumin që t’ia jap titullin, bashkë me lojtarët. I uroj suksese të gjithëve, edhe duke qenë 100-vjetori i klubit” tha Ahmataj.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka shprehur keqardhje për vendimin që mori për largimin e Ardian Memës, por, sipas tij, ishte një vendim i marrë për shkak të rezultateve. Halili deklaroi se Ahmataj e njeh shumë mirë ambientin, ndaj nuk ka tentuar të shohë për trajner jashtë Tiranës.

“Keqardhje e madhe, sepse kisha dëshirë që ta mbyllja sezonin me një njeri shumë të mirë, si Adian Mema,  i jashtëzakonshëm, por, siç dihet në futboll vendosin rezultatet, që na detyrojnë të bëjmë ndryshime. Ahmataj e njeh shumë mirë Tiranën, pasi ka qenë pjesë e skuadrës në të kaluarën. Prandaj nuk jam nxituar për të gjetur një trajner jashtë Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valenti: 25/10/2019 19:07

    E sigurte do deshtoje. Nuk ka kellqe per kete pergjegjesi. Dikush po tallet me Tironen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion