Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probeme të mëdha në qarkullimin rrugor në të gjitha akset në vend, po ashtu shumë shtëpi në zonën e Valiasit janë përmbytur dhe forcat e ushtrisë po evakuojnë banorët.
Si pasojë e lartesisë së ujit shumë kabina elektrike janë përmbytur duke ndërprerë energjinë elektrike në pjesën më të madhe të Tiranës.
Përmbytjet më të mëdha janë raportuar përgjatë autostradës Tiranë-Durrës ku për pasojë është përmbytur nënsatcioni elektrik i Kasharit duke lënë një pjesë të madhe të Tiranës pa energji elektrike.
Ndërkohë linja 20 KW që operon përgjatë autostradës Tiranë-Durrës vijon të jetë jashtë funksioni duke lënë të gjithë zonën dhe bizneset pa energji elektrike.
Probleme në furnizimin me energji janë raportuar edhe në Kamëz, ku pjesa më e madhë e zonës është totalisht pa energji elektrike, më problematike paraqitet gjendja në Valias ku uji ka vërshuar brenda nëpër shtëpi duke lënë banorët në qiell të hapur dhe pa energji elektrike zonën përreth.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com