Tirana në karantinë, policia në detyrë, salla operative gjatë shtetrrethimit (Emisioni 112)

TIRANË - Qytetarët e kryeqytetit ndodhen në karantinë në banesa, por janë punonjësit e Policisë së Shtetit që janë në detyrë. Në këtë episod të emisionit 112 jemi me efektivët e policisë në pikat e kontrollit, edhe ata si mjekët janë në frontin e parë për përballimin e situatës. Jemi gjithashtu në sallën operative ku dhjetëra telefonata vijnë çdo minutë ndërsa qytetarët telefonojnë për çdo gjë në numrin e emergjencës,  për të kërkuar informacion, për të shkuar në dyqan apo farmaci dhe kur vërtet kanë një urgjencë dhe ju nevojitet ndihma e policisë.  Është pikërisht salla operative dhe e komandimit truri i funksionimit të patrullave të rendit në terren ndërsa çdo komisariat ka operatorë në këtë sallë. Përmes intervistave dhe momenteve të punës, në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju tregojmë situatën në sallën më të rëndësishme të policisë në kryeqytet.

Gjatë situatës që po kalojmë, një pjesë e patrullave të policisë janë stacionuar në pika kontrolli. Patrullat e tjera të policisë janë në patrullim për të parandaluar ngjarjet kriminale. Një nga patrullat e Komisariatit nr. 1 gjatë këtyre ditëve të ndalim-qarkullimit ka kapur një 14-vjeçar teksa ai po përpiqej të vidhte një biçikletë tek Pazari i Ri. Momentet e ndalimit janë filmuar nga kamera e trupit.

Gjatë ndalim-qarkullimit ka pasur edhe shoferë që e kanë thyer urdhrin, ndërsa janë përpjekur për t'iu larguar postblloqeve. Ata janë ndjekur nga policia ndërsa në një rast, shoferi u kap pranë zonës së Vorës. Të gjitha momentet e kësaj ndjekje janë filmuar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë