‘Tirana nga ajri’, fotografi Alket Islami: Therja e bagëtive poshtë pallateve...s’janë imazhe të largëta! Brenda vitit album për trashëgiminë kulturore të vendit

Në Kinema Milenium mbrëmjen e 27 marsit, u dha premiera e 'Tirana nga ajri', si dhe u prezantua albumi me të njëjtin titull, i cili përmban imazhe nga kryeqyteti prej vitit 1993 të fiksuara prej fotografit dhe drejtorit të Aeronautikës shqiptare, Alket Islami. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, fotografi tregoi detaje nga projekti.

‘Ishte koha e duhur për të prezantuar këtë volum. Këtë ide ja dhashë dhe kryeministrit të cilit i pëlqeu. Falë edhe ndihmës që na dha bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, mikja ime e fëmijërisë, tironse e vjetër.

Është një paktë e dhuruar nga një familje e një fotografi që nuk jeton më. Shikohet si ka qenë Tirana në atë kohë.  Kjo ishte esenca të shfaqnim këto lloj imazhesh. Dokumentarin e gjeni dhe You Tube në kanalin e kryeministrit Rama. Kisha shumë emocion kur e pashë.

Therja e bagëtive poshtë pallateve...Nuk janë shumë larg. Tirana është ajo që më ka rritur në fluturim, por edhe gjithë aktivitetin maksimal e kam bërë këtu. Tirana është shumë e bukur nga poshtë, dinamike dhe egër, por edhe lart e ka ajrin shumë të egër dhe dinamik.

Tirana ka qenë gjithmonë miqësore. Mikpritje, por edhe në momente të vështira më ka ndihmuar. Kryeqytetin e kemi fotografuar që nga fillimet dhe më vjen mirë që kam futur foto të para të mija nga 1994.Më janë djegur disa filma por po mundohem që nëpërmjet inteligjencës artificiale të rregulloj fotot e stampuara në letër. ’- tha Islami.

Fotografi bëri me dijë se shumë shpejt do të preznatojë edhe albumin e dytë, ku përfshin foto të tjera të Tiranës, që nga viti 1994.

‘Do ta vijojmë me volumin e dytë. Do të kemi fotografi të tjera të Tiranës ’94-95...Pas viteve ‘2000. Te libri i dytë do të kemi gjithë familjet e tironsave me mbiemra dhe fotografi, bashkë me natyrën. Falë Tironës është kjo Tiranë që është tani. Libri është në treg dhe ka interes. Çdo tirons duhet të ketë në shtëpi.’- tha Islami.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, si e shikojnë të huajt kryeqytetin, Isalmi tha se flasin shumë mirë, ndërsa nënvizoi se është partizan i ndërtesave të larta.

‘Të huajt për kryeqytetin tonë flasin shumë mirë. Kam qenë partizan i zhvillimeve vertikale. Më pëlqejnë ndërtesat e larta dhe që janë afër qendrës. Kanë bërë kulla fiks tek vendet që janë ngritje termike të Tiranës.’- tha Islami.

Për realizimin e një albumi, Islami thotë se i duhet 1 vit kohë që nga momenti që merr përsiëpr që ta bëjë. Fotografi bëri të ditur se brenda këtij viti do të nxjerri albumin për trashëgiminë kulturore në vend.

‘Për të bërë një album është 1 vit nga momenti që merr përsipër për ta bërë. Kam filluar punën për trashëgiminë kulturore që do ta nxjerr brenda vitit. Trashëgimia kulturore e parë nga lart e gjithë Shqipërisë. Do e trajtojmë në kohë, jo veri jug. Nga pjesa para erës sonë, kalatë mesjetare, të gjitha këto ndodhen në Shqipëri, dhe që janë në gjendje më të mirë. Të gjitha do të futen në një album. Janë gjetur mrekullira.’- u shpreh Islami.

Duke u ndalur tek numri i turistëve në vend, fotografi, i cili po ashtu është një promovues i Shqipërisë, tha se vendi ka provën gjeneralë këtë vit, pasi në rast se turistët kthehen atëherë kemi bërë një gol të madh për të ardhmen në turizëm.

‘Shqipëria këtë vit ka provën gjeneralë, vjet kishte një boom të jashtëzakonshëm. Në rast se kthehen kemi bërë një gol të madh në turizëm dhe duhet të mendojmë mirë për të ardhmen. Shqipëria është në progres dhe shifrat flasin se kjo verë do të ketë edhe më shumë turistë. Promovimi im ka qenë nga [93 në 97 në një kohë që ishte skëterrë. Në ’97 u shkatërruar çdo gjë, më iku gjithë ai mund. Koha tregoi se me punë dhe vullnet të gjithë kanë vënë një gur. Duhet të respektojmë secilin. Të gjithë kanë dhënë një kontribut për turizmin se nuk bëhet me 2-3 veta. Kryeministri jonë ka bërë një gol me rrjetet sociale.’- thotë Islami.

Islami tha se ka disa zona që do t’i promovojë në vend si zona në Peshkopi, Burrel, Liqeni i Ulzës, në Gramsh.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/04/2024 01:04

    Per Tiranen e viteve 90' nuk na merr malli,por dhe per te sotmen,te superbetonizuar edhe kjo nuk eshte ajo qe duhet te ishte.Dhe jo vetem i therrnin bagetite,por dhe i mbanin poshte pallateve.Me kujtohet nje nga komshinjte tane te katit te pare,kishte bere poshte ballkonit nje si ministalle ku mbante dy dele dhe nje qengj.Era e tyre vinte deri tek ne ne kat te 4-te,kurse nje familje qe jetonte ne nje-kateshet qe kishim perballe mbante nje tufe te vogel pulash,eres se bagetive e jashteqitjeve te tyre,ju shtuan dhe minjte qe gjithashtu u shumuan fale drithit qe perdorej per te ushqyer pulat dhe ndonjeri kuturiste e ngjitej lart dhe ne pallatin tone fale hardhive qe mbanin banoret e katit te pare e te dyte ne pallatin tone.Ka qene nje tmerr atehere.

    Përgjigju
    • Or tej: 02/04/2024 11:04

      Si ne afrike hesapi or teeeejjjjj

  • Populli: 01/04/2024 22:19

    Eh mer Islam mer Islam c'ne qe na shfaqesh pikerisht per Pashke?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)