Tirana, një shkretëtirë kulturore
pushtet i ri - shfaqje të vjetra

Tirana, një shkretëtirë kulturore<br />pushtet i ri - shfaqje të vjetra
TIRANË - Nëse themi shkretëtirë kulturore, Tirana e periudhës maj-tetor e përfaqëson denjësisht këtë emërtesë. Ky është një avaz i përhershëm. Edhe ky shtator erdhi dhe po ikën i heshtur. Sidomos këtë vit, institucionet kulturore janë përgatitur për një vjeshtë të përgjumur. Por me ç’po duket edhe për një dimër të tillë. Asgjë e re nuk pritet të shfaqet në skenat e artit në kryeqytet, pasi ndërrimi i pushteteve pritet të shoqërohet me sezon të vështirë ndërrimesh në struktura, në ide e politika kulturore dhe seicila prej tyre nënkupton kohë dhe zvarritje.

Nëse iu hedhim një sy kalendarëve të këtyre institucioneve, bie në sy se nuk ka pothuajse asgjë të re.
Nisemi nga Galeria Kombëtare e Arteve, për të shkuar më tej në Teatrin Kombëtar të Komedisë, në Teatrin Kombëtar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.  Në kalendarin e sezonit të ri, asnjëri prej këtyre institucioneve nuk ka shënuar thuajse asgjë.  
Një ekspozitë me grafikën e artistit britanik Henri Mur, do të vijojë të jetë i vetmi aktivitet në Galeria Kombëtare të Arteve dhe kjo fale Këshillit Britanik që e mbështet dhe e organizon.

Pas kësaj, drejtori aktual i Galerisë Kombëtare të Arteve, nuk ka asgjë të sigurt, si për financimet, politikat e reja, e deri edhe për pozicionin e tij drejtues. 
E njëjta situatë edhe në institucionet përkarshi teatri i Komedisë dhe teatri kombëtar, apo pak më tej teatri i operas dhe Baletit. Teatri i Komedië pritet të ngjisë në skenë një shfaqje të re “Zhurma jashtë skene”, për të cilën kanë punaur gjatë verës, ndërsa Teatri Kombëtar do të shfaqë “Ëndrra e një nate vere”, për të cilën punuan gjithë pranverën dhe në qershor u dha vetëm një natë.

Në teatrin e Operas drejtori Zhani Ciko pohon se puna vijon normalisht dhe po i përmbahet kalendarit të përgatitur që në fillim të vitit. Por shfaqja e parë do të jetë me 10 tetor dhe ajo ëhstë “Traviata”, një balet me koreografi të Enada Hoxhës, i cili është ngjitur në skenë disa herë sezonin e kaluar. Nëse pyesim për premiera të reja, as tek Opera nuk marrim përgjigje.  

 Përtej gjithë këtyre, në Ministrinë  e Kulturës, po punohet intensivisht për strukturën e re. Buxheëte shtesë për institucionet që bëjnë art në këtë vend, nuk pritet. Arkat ajnë lënë bosh. Në këtë logjikë, vetëm ata spektatorë që nuk kanë parë shfaqet e e sezonit të kaluar, mund të kalojnë një fundjavë artistike. Të tjerët duhet të presin deri vitin tjetër, kur të hartohen, e të funksionojnë strukturat e reja në minsitri, të miratohet buxheti I rid he në varësi të tij edhe projektet e reja artistike. 

Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024